Zgjedhjet- KQZ regjistron 7 parti të tjera

/ATSH-Anila Struga/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vijoi të martën regjistrimin e subjekteve zgjedhore që do të konkurojnë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, duke e çuar në 54 numrin e partive politike pjesëmarrëse në këtë proces.
Me votat e të shtatë anëtarëve, Komisioni Zgjedhor miratoi regjistrimin e Partisë "Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve", me kryetar Astrit Kosturi dhe shkronja nistore 'LDSH'; të Partisë "Ora e Shqipërisë", me kryetar Zef Shtjefni dhe shkronja nistore 'POSH'; të Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, me kryetar Ymer Kurti dhe shkronja nistore PMDE; të Partisë së Gjelbër, me kryetar Edlir Petanaj dhe shkronja nistore 'PGJ'; të Partisë Aleanca Arbnore Kombëtare, me kryetar Gjef Ndoi dhe shkronja nistore 'AAK'; të Partisë Konservatore, me kryetar Armando Ruço dhe shkronja nistore PK dhe të Partisë Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian, me kryetar Edmon Themelko dhe shkronja nistore AMIE.
KQZ vendosi gjithashtu regjistrimin e Komitetit Nismëtar, i cili do të organizojë punën për regjistrimin e z.Gjergj Bojaxhi si kandidat për kryetar, të propozuar nga zgjedhësit për zonën zgjedhore, Bashkia Tiranë, për zgjedhjet e 21 qershorit.
Me katër vota pro dhe tre vota kundër KQZ rrëzoi dhe projektvendimin që kërkonte revokimin e kërkesës së Partisë së të Drejtave të Mohuara, për regjistrimin e saj si subjekt pjesëmarrës në zgjedhje.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas