Zgjedhjet-KQZ, rregulla të reja për regjistrimin e koalicioneve

/ATSH/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton rregullat mbi të cilat do të bëhet regjistrimi i koalicioneve zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale të 21 qershorit.

Pr/vendimi i shqyrtuar sot nga KQZ parashikon që partitë politike, të regjistruara si subjekt zgjedhor duhet të shprehin vullnetin e tyre, për t'u organizuar si koalicion zgjedhor në formën e një marrëveshje, e cila mes të tjerash duhet të përcaktojë dhe mënyrën e paraqitjes së kërkesave për regjistrimin e kandidatëve, pranë komisionit zgjedhor përkatës.

Kështu kërkesa për regjistrimin e koalicionit dhe marrëveshja përkatëse, duhet të përfshijë disa elementë, si shprehjen e vullnetit të partive pjesëmarrëse për të qenë pjesëtare e këtij koalicioni; emrin e koalicionit; shkronjat nistore të tij, që do të shënohen në fletën e votimit, etj.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen