Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve gjatë ditës së sotme ka trajnuar anëtarët e Komisioneve të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve) dhe Inspektorët e Zyrave Rajonale Zgjedhore (ZRZ-ve) të qarkut Kukës, Lezhë, Tiranë, Berat, Gjirokastër dhe Vlorë.
Në bazë të “Strategjisë së Trajnimit” të miratuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në përmbushje të detyrave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor, trajnimi ka si qellim rritjen e profesionalizmit të trajnerëve dhe inspektorëve rajonalë në administrimin e proçesit zgjedhor si dhe përmbushjen e detyrave të tyre në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Mësohet se trajnuesit e KZAZ-ve do të trajnojnë komisionerët e nivelit të dytë në të gjithë vendin, ndërsa inspektorët e zyrave rajonale zgjedhore, do të jenë ura e komunikimit dhe koordinimit ndërmjet KQZ-së dhe Komisionit Zgjedhor.
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin, Anëtari i KQZ-së, z.Bledar Skënderi, u kërkoi trajnuesve dhe inspektorëve rajonalë që, të jenë të paanshëm dhe profesionalë në realizimin e detyrës së tyre.
Ndërkohë bëhet me dije se ditën e djelë, do të zhvillohet trajnimi për trajnuesit e KZAZ-ve dhe inspektorët e zyrave rajonale të qarkut Shkodër, Durrës, Korçë, Fier, Dibër dhe Elbasan.
Nga trajnimi dy ditor i KQZ-së, përfitojnë 54 trajnues të KZAZ-ve dhe 28 Inspektorë të Zyrave Rajonale, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qënë trajnues dhe inspektorë edhe në zgjedhjet e kaluara.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com