/ATSH-Gjergji Mima/ -Eurodeputeti Eduard Kukan ka theksuar se, pranimi i rezultatit të zgjedhjeve të 21 qershorit në Shqipëri është një shenjë pozitive.
Me anë të një postimi në profilin e tij në 'Twitter', Kukan ka shtuar se gjithsesi duhet pritur raporti final.
Gjithashtu, Kukan është shprehur se vitin e shkuar vendi ishte në pozicion të vështirë prej bojkotit të Kuvendit nga opozita dhe arritja e një marrëveshjeje ishte shumë e rëndësishme.
"Vendi ishte në pozicion të vështirë vitin e kaluar me bojkotin e Parlamentit. Arritja e një marrëveshje të përbashkët ishte shumë e rëndësishme. Shenjë pozitive: pranimi i rezultatit, por duhet pritur për raportin final", shkruan Kukan në profilin e tij.
/Shqiptarja.com