Zgjedhjet, Kume: Shfuqizim në Kod
18 qershorit e të ricaktohet data 25

Zgjedhjet, Kume: Shfuqizim në Kod<br />18 qershorit e të ricaktohet data 25
Pikëpyetjet për 25 qershorin, datë kjo e përcaktuar nga marrëveshja Rama-Basha për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, janë të shumta sa i takon kuadrit ligjor, dekretit të presidentit por edhe afatit vetëm 29 ditor për organizimin e procesit. 

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, tha në studion e Report Tv se përpara ricaktimit të datës së re të zgjedheve, 25 qershor, nevojitet një dispozitë kalimtare në Kodin Zgjedhor për të shfuqizuar datën 18 qershor, të dekretuar nga Presidenti në dhjetor të 2016. 

"S'ndryshohet Kushtetuta, vlen precedenti i 2007"
Ky ndryshim në Kod sipas Kumes duhet të miratohet në Parlament dhe kjo shmang ndërhyrjen në Kushtetutë. Kume u shpreh se një precedent i ngashëm është ai i vitit 2007 ku u shtynë zgjedhjet dhe nuk u prek Kushtetuta.

"Nevojitet një dispozitë kalimtare në Kodin Zgjedhor për të nxjerrë jashtë loje 18 qershorin, për të ricaktuar datën e zgjedhjeve në 25 qershor. Kushteuta ia ka deleguar për të përcaktuar datën, Presidentit, 9 muaj përpara përfundimit të mandatit dhe Presidenti e ka bërë në dhjetor të 2016. 

Dhe në këtë dispozitë rregulluese i kërkohet Presidentit të ricaktojë 25 qershorin si datë për zgjedhjet. E njëjta metodë është ndjekur edhe me shtyrjen e zgjedhjeve në vitin 2007. 

Jemi në kushtet kur dakordësia politike është e tillë që nuk do zhvillohen zgjedhje në 18, por Presidenti duhet të angazhohet dhe të ndryshojë nenin e mëparshëm për të dekretuar një datë të tillë që nuk bie ndesh me kushtetutën sa i takon kohës që duhet të zhvillohen zgjedhjet. 

Kushtetuta thotë se zgjedhjet duhet të kryhen brenda 2 të dielave të fundit të qershorit, pra Kodi ka përcaktuar këto dy data. Mes këtyre dy datave presidenti ka zgjedhur datën 18 qershor. I kërkohet Presidentit të ricaktojë datën sipas marrëveshjes politik
e", u shpreh Kume. 

"Pikëpyetje pse u anuluan koalicionet"
Konstitucionalisti i njohur ngre pikëpyetje sa i takon përjashtimit të koalicioneve nga zgjedhjet e ardhshme .

"S'e kuptoj pse nuk kanë caktuar datë dhe për regjistrimin e koalicioneve. Përsa kohë kjo është marrëveshja mes dy forcave, të cilat bëjnë mbi 84 vota, mundësinë reale e kanë për të bërë një gjë të tillë. Të mos lejojnë me ligj mosregjistrimin e koalicioneve, për mendimin tim nuk është normale. 

Sigurisht që kjo fitojnë partitë e mëdha dhe të dobëta dalin partitë e vogla pasi do përplasen me partitë e mëdha"
, theksoi Kume. Ai shtoi më tej se partitë e djathta, si të paregjistruara, kanë mundësi të ankimojnë në Kolegjin Zgjedhor mosregjistrimin e koalicioneve. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit