Zgjedhjet, Kuvendi miraton sot
ndarjen e mandateve në çdo qark

Zgjedhjet, Kuvendi miraton sot<br />ndarjen e mandateve në çdo qark
Maxhoranca hedh hapin e radhës për përgatitjet e zgjedhjeve të 18 qershorit.
 
Sot në Kuvend, nis të shqyrtohet ndarja e re e mandateve të deputetëve për çdo qark dhe pritet të miratohet të enjten në seancë plenare.
 
Sipas hartës së re elektorale, Tiranës iu shtuan dy mandate dhe Durrësit  1, të cilat u hoqën 1 nga qarku Korçë, 1 në Berat dhe 1 Kukësit.
 
Ndarja e re elektorale përcaktohet nga lëvizjet demografike brenda territorit shqiptar si dhe rritja natyrale e popullsisë.
 
KQZ miratoi e miratoi ndarjen e re që në dhjetor, por që të jetë e vlefshme duhet të votohet në Kuvend.
 
Do të jetë Komisioni i ligjeve që do të vendosë sot edhe për hartën e re elektorale, në kushtet kur puna e komisionit të reformës zgjedhore u paralizua deri ën skadimin e mandatit të tij në 9 prill.
 
Qarqet ku ndryshon harta elektorale
Tirana - 32 mandate
 
Durrësi - 14 mandate
 
Kukësi - 3 mandate
 
Berati - 7 mandate
 
Korça - 11 mandate 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg