Me 3 nëntor votohet në Kosovë dhe në Shqipëri. Në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale, të gjashtat në radhë pas luftës. Në Shqipëri mbahen zgjedhje të parakohshme lokale në Bashkinë Korçë. Zgjedhjet në Kosovë janë test politik në prag të zgjedhjeve parlamentare, zgjedhjet në Korçë janë test politik pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare.
Në Kosovë votojnë mbi 1.5 milion zgjedhës dhe gara më e fortë zhvillohet në bashkitë (komunat) kryesore, Prishtinë, Prizren, Mitrovicë apo Pejë. Në zgjedhje është përfshirë e gjithë qeveria (kryeministri Thaçi është aktiv në mitingje elektorale), është përfshirë parlamenti (drejtuesit e parlamentit janë aktiv në deklarime dhe aktivitete), është përfshirë fuqishëm opozita (kryetari i LDK konkurron vetë në Prishtinë), janë përfshirë komunitetet e pakicave (vijojnë problematikat e ndërhyrjes dhe vizitave të delegacioneve serbe në Kosovë në mbështetje të tyre), si dhe komuniteti ndërkombëtar (zgjedhjet janë test për demokracinë aty). Mesazhi kryesor amerikan dhe evropian ishte: merrni pjesë në zgjedhje, votoni të lirë dhe mos cenoni votat! Për publikun në Tiranë domethënie e këtij mesazhi është i njohur sepse përsëritet prej dy dekadash, në Kosovë vijon të jetë aktual, sepse zgjedhjet e fundit parlamentare shfaqën fenomene të dukshme të cenimit të votave (pas votimit).
Jashtë pritshmërive formale, zgjedhjet në Kosovë kanë rëndësi specifike për pjesëmarrjen e subjekteve serbe, reflektimin e klimës së re të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit përmes vendosjes së plotë të një autoriteti në gjithë territorin, shkrirjen de facto të strukturave paralele dhe zgjedhjen legjitime të drejtuesve lokalë të vetë pakicave, - pra ka rëndësi për synimin e Kosovës për përfaqësim etnik legjitim dhe mirëqeverisje demokratike. Jashtë tyre, premtimet elektorale dhe retorika politike nuk sjell risi: palët janë agresive në premtime, janë agresive në kritika ndaj njëra tjetrës, janë agresive në përdorimin e çdo mjeti të mundshëm publik për sigurimin e votave dhe janë po kaq agresive për të ruajtur dominancën në zonat – bastione tradicionale. Përveç nismës trendy të Partisë së Fortë, fushata nuk ka prodhuar risi, nuk ka prurje të reja, përveç përçarjes në kupolën e lartë të PDK nuk ka ndonjë faktor tjetër politik me ndikim, siç diferenca e afërt midis palëve kryesore dhe fragmentarizmi ekstrem i spektrit politik i kanë dhënë më shumë rëndësi luftës për çdo votë. Ndaj në Prizren u soll Erdogan dhe Rama. Ndaj në pjesën veriore vijojnë delegacionet serbe me dhe pa leje. Ndaj në Prishtinë gara më e fortë është midis lobeve financiare. Ndaj ka tejkalim të parimeve duke tentuar të (keq)përdoren edhe ndjesitë fetare në zgjedhje.
Kosova ka bërë progres, por minimal. Vlerësimi i Komisionit Evropian ishte pozitiv, kushtet ishin direkte dhe thelbësore. Kritikat kryesore lidhen me cilësinë e shtetit të së drejtës, korrupsionin e lartë, ndarjen e pushteteve, dialogun politik, gjendjen ekonomike problematike, etj, që përbëjnë çështjet thelbësore për një mirëqeverisje. Në dallim nga Prishtina Brukseli mbështet vijimin e misionit të EULEX; në dallim nga Prishtina Brukseli këmbëngul se çdo person, ish pacifist apo ish luftëtar, duhet përballur me drejtësinë në rast të akuzave për korrupsion; në dallim nga Prishtina Brukseli mendon se elitat politike ende nuk kanë arritur të përmbushin pritshmëritë dhe premtimet e tyre, etj, etj. Në planin e brendshëm Kosova ka të njëjtin problem si Shqipëria: një qeveri me më shumë pushtet sesa pesha e votave, parti më me shumë pushtet sesa u njeh ligji, politikanë që riciklohen pa sjellë ndonjë risi në politikë, opozitë që vepron herë si pjesë e pushtetit, herë si minoritet politik. Madje, vlera e vetme e garës nominale është Prishtina, kjo për shkak se Mustafa është kreu i opozitës, siç ndodhi në Tiranë më 2007 dhe 2011. Në këto rrethana 3 nëntori në Kosovë nuk pritet të sjellë ndonjë lajm sensacional pozitiv, por urohet e shpresohet që ato të mos prodhojnë lajm negativ për standardet zgjedhore. PDK me apo pa Prishtinën e Prizrenin mbetet në pushtet, LDK me apo pa Prishtinën mbetet ende larg pushtetit, të tjerët, përfshirë AAK, AKR, LV, etj, me apo pa ndonjë fitore lokale, mbeten aty ku janë, në korridoret e pushtetit ose opozitës.
Në Shqipëri gjithashtu 3 nëntori nuk pritet të përbëjë lajm sensacional. Kryebashkiaku i Korçës nuk ka ndonjë peshë në sistemin politik, nuk ndikon në politikën qendrore, nuk përbën test real për palët politike, madje, për shkak se do zgjidhet vetëm për 1.5 vjet mandat, duket një proces krejtësisht i panevojshëm, formal dhe jofunksional. Kryebashkiaku i zgjedhur u bë numri dy në qeveri, kurse dy emra formalë në garë luftojnë për një mandat përfaqësimi gjysmak: PS për të konfirmuar vijueshmërinë e pushtetit, opozita për të krijuar një ishull tjetër opozitar. Në dy rastet, një interes i dukshëm partiak, po jo aq edhe interes qytetar. Zgjedhësit në Korçë votuan për një kryetar bashkie më 2011 dhe presin të votojnë një tjetër më 2015. Praktika jonë e votimit me mandate 1, 1.5, 2 vitesh është abuziv, me kosto, pa sens dhe më shumë kundër-produktiv. Me siguri qytetarët e Korçës do të preferonin që ato miliona euro që harxhohen me 3 nëntor për fushatë, komisionerë, reklama, etj, të ktheheshin në investime publike për qytetarët.
Në një mjedis formal si zgjedhjet në Korçë, nuk ka sens dhe as domethënie as përfshirja e aktorëve të tretë, ndonjë parti e vogël, media, firmë biznesi apo politikan qendror me origjinë nga ajo zonë, të cilët, veç e veç ose së bashku duke kaluar ndonjë fundjavë në Korçë, duke bërë ndonjë deklaratë në media, duke mbyllur ndonjë pazar të vogël postesh apo duke shkruar ndonjë status në FB kundër palës tjetër, bëjnë sikur bëjnë fushatë, zgjedhje dhe mendojnë për më të mirën për qytetarët.
Në demokraci zgjedhjet kanë vlerë kur u afrohen standardeve reale zgjedhore në formë e përmbajtje. Nëse ato janë formale (zgjedhjet e 3 nëntorit në Korçë) apo test procedurial e etnik (zgjedhjet në Kosovë) vështirë të besohet se ato do të sjellin ndonjë risi në standardet zgjedhore që duam, që aspirojmë, që janë kriter nga BE dhe që përbëjnë pasaportën për MSA (Kosovë) dhe ftesën e anëtarësimit (Shqipëri). Ndaj 3 nëntori pritet të jetë një datë tjetër kalendarike zgjedhore, asgjë më pak, asgjë më shumë as në Prishtinë e Mitrovicë ku sloganet e partive identifikojnë veten me Kosovën, dhe as në Korçë e Karbunarë ku për ironi domethënëse, Aleanca për Qytetarin dhe Aleanca për Integrimin e kanë ndryshuar emrin, duke u quajtur, aleanca për Karbunarën! Siç edhe e meriton.
/Shqiptarja.com