Zgjedhjet lokale 2015, KQZ
zhvillon mledhjen e parë për këtë vit

Zgjedhjet lokale 2015, KQZ<br />zhvillon mledhjen e parë për këtë vit
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë, për këtë vit, duke u marrë menjëherë me çështje organizative të zgjedhjeve lokale të parashikuara për më 21 qershor.
 
Në mbledhjen e radhës vetëm me votat e anëtarëve të djathtë në KQZ, u miratuan caktimi i masës së shpërblimit të anëtareve të KZAZ, e grupit të numërimit. Për të vazhduar me caktimin e njësive administrative për ambientet e zyrave rajonale zgjedhore.
 
Duke miratuar më pas bojën që do të përdoret në ditën e votimit që u vendos të jetë e zeza. Si dhe u përcaktuan partitë që kanë të drejtë të përcaktojnë anëtarët në KZAZ.
 
Ku u vendos, ashtu siç e parashikon Kodi, që partia më e madhe në mazhorancë propozon 2 anëtarë, po aq edhe partia më e madhe në opozitë, për të vijuar me partinë e dytë më të madhe në mazhoranca dhe atë më të madhe në opozitë. Si dhe përdorimi i kamerave në ambientet e numërimit të fletëve të votimit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore

Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore