Zgjedhjet lokale, çfarë po pret
presidentja Jahjaga?!

Zgjedhjet lokale, çfarë po pret<br />presidentja Jahjaga?!
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, vazhdon ende të mos e përcaktojë datën e zgjedhjeve lokale. Shoqëria civile bën thirrje që e para e vendit sa më parë ta bëjë këtë gjë, ndërsa thekson se zgjedhjet s’bën të mbahen në tetor dhe as në dimër.

Plani për zbatimin e marrëveshjes, që së fundmi ka marrë bekimin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, ia ka hapur dyert presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, që t’i shpallë sa më parë zgjedhjet lokale, përkatësisht ta caktojë datën se kur do të mbahen ato.

Në fakt ky plan parasheh që deri në fundt të tetorit të mbahen zgjedhjet lokale në veri, na të cilat do të dalin udhëheqësir legjitime të tri komunave serbe, shkruan zëri. Ndërkaq drejtuesit e Qeverisë së Kosovës tashmë janë deklaruar se në këtë zonë të vendit do të mbahen zgjedhjet në të njejtën ditë kur do të mbahen në tëtë Kosovën, dhe jo në një datë tjetër.

Sipas dispozitave ligjore, afati për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vbend është në mes të datës 15 shtatot dhe 15 dhjetor.Këshilltari i Presidentës Jahjaga, Arber Vllahiu ka thënë se e para e vendit së shpejti do të marrë vendim për përcaktimin e datës për zgjedhje lokale.

Marrë nga Indeksonline

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor