Zgjedhjet lokale/ Kadilli: PD ka firmosur humbjen, grupi i Berishës nuk fiton më shumë se 5 bashki! Kalaja: Me dy kandidatë, do të ripërsëritet 6 marsi

Vendimi i gjykatës së Apelit për të çuar në rigjykim çështjen e drejtimit të PD-së, duke lënë në këtë mënyrë vulën në dorën e Enkelejd Alibeajt vetëm 3 ditë para përfundimit të afatit për regjistrim për zgjedhjet, ka sjellë paqartësi të madhe mbi kandidimin e PD-së në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli tha se në zgjedhjet lokale të 14 majit, kandidatët e Berishës nuk do arrijnë të fitojmë më shumë se 5 bashki. I futar në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj, Kadilli kritikoi edhe ‘grupimin’ e Alibeajt duke thënë se në këtë mënyrë nuk po bënte politikë dhe as opozitë.

“Unë besoj se kthimi i Berishës e vret të ardhmen e partisë sepse është modeli më i dukshëm i kryetarokratit. Por edhe sjellja e palës tjetër, këta nuk kkanë asnjë kredincial moral për të avancuar. Nuk po bëjnë opozitë dhe as politikë. Edhe ai tjetri ëndërron të bëhet si Basha. Ne kemi nënshkruar humbjen në momentin që do hyjmë me kanididatë. 5 bashki mendoj se mund të arrijë të kapë pjesa e Berishës. Në garë e shoh në 10 parti gjithsej. Ndarja nuk është vetëm sasi, por gërryen moralin e një force politike të mbërthyer në debatin kush e ka vulën”-tha Kadilli.

Nga ana tjetër, gazetari Aulon Kalaja, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, tha se fakti që partia Demokratike nuk do të futet në zgjedhjet lokale me kandidatë të përbashkët, do të çojë në ripërsëritjen e skenarit të 6 marsit të vitit të kaluar. Ndërkohë ai tha se duhej të ketë një strategji të re në mënyrën sesi organizohen protestat kundër qeverisë.

“Nuk jam për kandidatët e pavarur sepse do kishte firo të votës. E kemi parë filmin e 6 votës ku logo merr vota për inerci. PD nuk do futet me kandidatë të përbashkët mesa duket. Kjo nuk do ndodhë, do shkohet drejt skenarit të 6 marsit të vitit të kaluar. Unë mendoj se PD ka disa shanse për të marrë disa bashki por nuk është ky thelbi. Çështja kryesore është çështja e revulocionit që ka shpallur Berisha. Për të cilin unë si term jam kundër sepse më duket një term komunar. Ne jemi në fazë protestash, ky është thelbi i diskutimit për momentin. Këtë kam propozuar edhe unë, duhet të ketë forma të ndryshme protestash. Në 2 dhe 3 mars, isha për një protestë 48 orëshe. Nëse ne do ishim te kuvendi i Shqipërisë mendoj se Rama minimalisht do jepte shfaqje për tu larguar me gardën”-tha Kalaja.

Berisha një ditë më parë sfidoi vendimin e gjykatës së Apelit dhe dërgoi përfaqësuesit ligjorë të ‘Rithemelimit’, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri që depozituan dokumentacionin për regjistrimin si subjekt zgjedhor në emër të Partisë Demokratike për 14 majin. Berisha i ka firmosur dokumentet si kryetar i Partisë Demokratike. Në argumentimin e kërkesës Berisha e cilëson vendimin e Agron Zhukrit që ka njohur Kuvendin që ai ka zhvilluar më 11 dhjetor 2021 si të pashfuqizuar. Berisha thotë se do të bëhet rekurs nga ana e tij dhe kjo e bën vendimin jo të formës së prerë.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lume: 06/03/2023 18:48

    mos more nuk po na hahet buka tani,,,nuk po fitoka asnje bashki PD,,,,ajo parti nuk meriton te futet fare ne zgjedhje.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë