Sa u takon të parave, KQZ do të mbajë vetëm një kopje të procesverbaleve dhe të tabelave të rezultateve, ndërsa origjinalet do t’ia dërgojë Arkivit Qendror të Shtetit. Ndërkohë, kutitë e tjera, ato që mbajnë fletët e votimit, do të hapen dhe materialet do të asgjësohen. Mënyra e përdorur deri më tani për asgjësimin e tyre ka qenë djegia, dhe kjo pritet të përdoret edhe kësaj radhe. KQZ ka pajtuar punonjës shtesë me kontratë për kryerjen e këtij procesi, që i paraprin përgatitjes së KQZ-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të parashikuara për vitin 2017.