/ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një sërë takimesh intensive me deputetët socialstë të qarqeve, për t'u konsultuar për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkish në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Kryeministri Rama takimin e parë po e zhvillon me deputetët e qarkut të Shkodrës, ndërsa më pas do të vijojnë gjatë ditës  takimet me deputetët e qarqeve të tjera.
Kryeministri Rama ka formuar në këto zgjedhje lokale një aleancë të gjer partish ku S dh LSI kanë afruar pranë tyre edhe parti të spektrit të djathtë si Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet apo Fryma e Re Demokratike.