Zgjedhjet lokale legjitime, Kume: Gjykata Kushtetuese ktheu opinionin e 'Venecias' në vendim të saj! Duhej të krijonte mekanizma për të mos u përsëritur 30 qershori

Gjykatën Kushtetuese rrëzoi kërkesat që pretendonin jo kushtetutshmëri e zgjedhjeve lokale të 2019, duke i shpallur ato legjitimi, por për konstitucionalistin Kristaq Kume ajo nuk bëri asgjë tjetër veçse ktheu në vendim të saj opinionin e Komisionit të Venecias. Në studion e Report TV, Kume thekson se me rëndësi ishte që Gjykata Kushtetuese të krijonte mekanizma për të mos u përsëritur më situata të tilla si ajo e 30 qershorit.

"Duhet krijuar terreni legjislativ shqiptar që të pamundësonte përsëritjen e situatave të tilla. Gjykata Kushtetuese duhej t'i jepte përgjigje asaj situate, pavarësisht se cili ishte efekti. Mund ta quante sipas saj të vlefshëm procesin por duhej të ndërtonte mekanizmat e nevojshëm që të pamundësonin këtë sjellje të institucioneve karshi njëri-tjetrit pasi me këtë mund të përballemi përsëri. Kur Presidenti nuk dekreton datë zgjedhjesh, të ngrohet një institucion tjetër, psh Kuvendi që ta caktojë. Kjo është situatë hipotetike, por Gjykata Kushtetuese vetëm kthehu opinionin e Komisionit të Venecias në vendim të saj", tha Kume.

Në lidhje me vakancat në 6 bashki, që ende janë pa kryetar, Kume shprehet se është Këshilli i Ministrave që duhet të njoftojë Presidentin mbi vakancat dhe ky i fundit ka 48 orë kohë për t'i dekretuar ato. Pavarësisht se PS është shprehur e gatshme për zhvillimin e zgjedhjeve në këto bashki, Presidenti Ilir Meta deri më sot ka refuzuar të dekretojë një datë.

"Pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese botohet në Fletoren Zyrtare, duhet që organet përkatëse duhet të njoftojnë Presidentin për këtë gjë. Kur vakanca krijohet nga ndërprerja e mandatit siç është pjesa më e madhe përveç Rrogozhinës, është Këshilli i Ministrave që njofton Presidentin dhe ky i fundit duhet të dekretojë zgjedhë për vendin e mbetur vakant brenda 48 orëve. Kjo është rruga që ndiqet. Nëse Presidenti e ankimon në gjykatë ndërkombëtare vendimin e Kushtetueses, çështja ngrin, nuk vazhdojnë më tej proceset", u shpreh Kume.

Bashkitë pa kryetar janë: Shkodra, Durrësi, Vora, Dibra, Rrogozhina dhe Lushnja.

Kujtojmë se më 4 nëntor, pas gati 2 vite e gjysmë sagë të zgjedhjeve lokale të qershorit të vitit 2019,  Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesave që pretendonin jo kushtetutshmëri e zgjedhjeve, kërkesa këto të bëra Voltana Ademi si kryetare e shoqatës së bashkive dhe të mbështetura fuqimisht nga Presidenti Ilir Meta dhe partitë opozitare.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese arsyetonte se: "Gjykata vlerëson se në lidhje me kërkimin e parë të kërkesës në shqyrtim çështja nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, kurse në lidhje me kërkimin e dytë kërkuesja nuk legjitimohet për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues".

 

Video-intervista e plote

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë