Zgjedhjet lokale, KQZ regjistron
dhe 7 parti të tjera, sot afati i fundit

Zgjedhjet lokale, KQZ regjistron<br />dhe 7 parti të tjera, sot afati i fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijoi të martën regjistrimin e subjekteve zgjedhore që do të konkurojnë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, duke e çuar në 54 numrin e partive politike pjesëmarrëse në këtë proces.

Me votat e të shtatë anëtarëve, Komisioni Zgjedhor miratoi regjistrimin e Partisë “Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve”, me kryetar Astrit Kosturi dhe shkronja nistore ‘LDSH'; të Partisë “Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni dhe shkronja nistore ‘POSH'; të Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, me kryetar Ymer Kurti dhe shkronja nistore PMDE; të Partisë së Gjelbër, me kryetar Edlir Petanaj dhe shkronja nistore ‘PGJ'; të Partisë Aleanca Arbnore Kombëtare, me kryetar Gjef Ndoi dhe shkronja nistore ‘AAK'; të Partisë Konservatore, me kryetar Armando Ruço dhe shkronja nistore PK dhe të Partisë Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian, me kryetar Edmon Themelko dhe shkronja nistore AMIE.

KQZ vendosi gjithashtu regjistrimin e Komitetit Nismëtar, i cili do të organizojë punën për regjistrimin e z.Gjergj Bojaxhi si kandidat për kryetar, të propozuar nga zgjedhësit për zonën zgjedhore, Bashkia Tiranë, për zgjedhjet e 21 qershorit.

Me katër vota pro dhe tre vota kundër KQZ rrëzoi dhe projektvendimin që kërkonte revokimin e kërkesës së Partisë së të Drejtave të Mohuara, për regjistrimin e saj si subjekt pjesëmarrës në zgjedhje.


Lista e disa prej partive që janë regjistruar 
1. Partia Demokratike
2. Lëvizja Socialiste për Integrim
3. Partia Demokristiane e Shqipërisë
4. Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqënie Progres
5. Partia Ardhmërija Shqiptare
6. Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”
7. Partia Forca Rinia
8. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare
9. Partia Ligj dhe Drejtësi
10. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim
11. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
12. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
13. Partia Komuniste e Shqipërisë
14. Partia Socialiste e Moderuar
15. Partia e të Drejtave të Mohuara-e Re
16. Partia Fronti i Majtë
17. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
18. Partia Aleanca Popullore
19. Partia Balli Kombëtar Demokrat
20. Partia Aleanca Demokratike
21. Partia Lëvizja e Legatit
22. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
23. Partia Balli Kombëtar
24. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
25. Partia e Punës e Shqipërisë
26. Partia Demokracia Sociale
27. Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë
28. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas