Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se është e nevojshme që të lejohet qasja në gjithë materialin zgjedhor të zgjedhjeve të përsëritura lokale në disa pjesë të Serbisë, të mbajtura më 2 qershor.
“Të gjithë që kanë dëshirë të rishikojnë gjithçka duhet të lejohen, prandaj gjithçka duhet të jetë transparente. Mund t’i numëroni 100 herë, si të doni. Natyrisht që nuk ka parregullsi”, ka thënë Vuçiç në një paraqitje televizive në Radiotelevizionin e Serbisë.
Presidenti i Serbisë u është përgjigjur dyshimeve të opozitës që Partia Përparimtare Serbe (SNS) i ka vjedhur zgjedhjet lokale, të mbajtura në 89 qytete dhe krahina në Serbi.
Opozita ka organizuar protesta të martën në Beograd dhe Nish, me kërkesën për të pasur qasje në materialin zgjedhor.
Vuçiç ka thënë se do të ishte mirë që në Beograd të niste punën udhëheqësia e re, sa më shpejt që është e mundur, pasi, sipas tij, 750.000 njerëz kanë votuar prej 1.6 milion banorëve në total.
“SNS ka fituar bindshëm në Beograd dhe Novi Sad”, ka pretenduar Vuçiç.
Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi u mbajtën dhjetorin e kaluar, por rezultatet e tyre u kontestuan në 88 qytete, komuna e rrethe, ku u përsëritën më 2 qershor.
Në shumicën e tyre, përfshirë edhe qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sadin, fitoi SNS-ja.
Megjithatë, organizatat që i monitoruan zgjedhjet, raportuan për një varg parregullsish, përfshirë blerjen e votave ose regjistrimin e dyfishtë të votuesve.
SNS-ja dominon politikën e Serbisë për më shumë se një dekadë.
Serbia është kandidate për t’iu bashkuar BE-së nga viti 2012, por përparimi i saj drejt bllokut duket i ngadalshëm./ REL
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2286
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç: Qeveri e re brenda 30 ditëve ose zgjedhje të parakohshme! Përmbushëm kërkesat e studentëve
29 Janar, 15:36
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
BE-ja bën thirrje për dialog dhe mbështet të drejtën për protesta paqësore në Serbi pas dorëheqjes së kryeministrit Vuçeviç
28 Janar, 16:37
-
Dorëheqja e kryeministrit Vuçeviç në Serbi, gazetari për Report Tv: Janë protestat më të mëdha nga studentët që arritën të rrëzojnë një qeveri
28 Janar, 12:17
-
S'ndalen protestat në Serbi, plagoset një studente, kryeministri jep dorëheqjen: Vendimi im është i parevokueshëm
28 Janar, 11:20
-
Studentët bllokojnë Beogradin, Vuçiç kërkon dialog dhe paralajmëron ndryshimim e gjysmës së kabinetit qeveritar (VIDEO)
27 Janar, 16:52
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen konfirmohet si emisar, merr miratimin e ministrave të Jashtëm të BE, nis mandatin më 1 shkurt
27 Janar, 13:00
-
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
26 Janar, 14:46
-
Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
24 Janar, 19:09
-
FOTOT/ Grevë e përgjithshme në Serbi, aksion edhe në Mitrovicë të Veriut
24 Janar, 17:49