Fier/ Balla zbardh procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve dhe anëtarëve të këshillave bashkiake për 14 Majin

Fier/ Balla zbardh procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve dhe anëtarëve të këshillave bashkiake për 14 Majin

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS-së

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi nga Patosi se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve dhe anëtarëve të këshillave bashkiake për zgjedhjet e 14 Majit si dhe ka nënvizuar që e rëndësishme është përfaqësimi me sa më shumë profesionistë të rinj. 

“Partia Socialiste si në çdo zgjedhje hyn vetëm me një objektiv: fitoren dhe vijimin e punës në çdo bashki. Sa i përket procesit përzgjedhës të kandidatëve për kryetar bashkie ai është gjithmonë një proces i hapur për këdo, ku marrja e mendimit/vlerësimit si brenda nesh, por mbi të gjitha të zgjedhësve është themeli i këtij procesi. 

Ne duam sa më shumë profesionistë të rinj të dëgjohen në këshillat bashkiakë, ne duam një shpërndarje dhe mbulim me përfaqësim të të gjithë bashkisë në kuvendin vendor, ne duam që ekspertiza më e mirë ekonomike, juridike, bujqësore, arsimore, shëndetësore etj., të përfaqësohet në këto këshilla më 14 Maj 2023”,- shkruan Balla. 

Gjithashtu Balla thekson se do të ketë ndryshim të rolit të këshillave bashkiakë  si dhe tashmë ato do të jenë më efektive, të hapura dhe transparentë për qytetarët. 

“Ne do të ndërmarrim një ndryshim rrënjësor të përbërjes dhe për pasojë të rolit të këshillave bashkiakë, ose siç duhet të jenë #ParlamentetVendore2023. Ne duam që këshillat bashkiakë të jenë tërësisht të ndryshme dhe efektive nga sa kanë qenë deri më sot: të hapura dhe transparentë për qytetarët, të jenë kuvende vendore të komuniteteve lokale jo sallat e mbyllura me anëtarë që nuk i njeh as lagjia e tyre”,- thekson Balla.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?