Zgjedhjet, Luzi:Zgjedhësit të kontrollojnë emrin në lista
- Kryetarja e KQZ-së thotë se 14 maji është afati për listat përfundimtare – TIRANË, 23 Prill/ATSH/.- Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), Lefterije Luzi i bëri sot thirrje qytetarëve që të kontrollojnë emrin e tyre në listat zgjedhore, të publikuara në internet. Gjatë një intervistë në emisionin e mëngjesit në Top-Channel, kryetarja Luzi tha […]
/ATSH/.- Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), Lefterije Luzi i bëri sot thirrje qytetarëve që të kontrollojnë emrin e tyre në listat zgjedhore, të publikuara në internet.
Gjatë një intervistë në emisionin e mëngjesit në Top-Channel, kryetarja Luzi tha se KQZ e monitoron listën zgjedhore përmes dy auditëve dhe problematikat e konstatuara, sipas saj 'janë të ezaurueshme', dhe ato i përcillen Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
"KQZ është në komunikim me njësitë vendore, ku problematika të tilla kanë qënë më të dukshme. Do ju bëja thirrje zgjedhësve që të kontrollojnë emrin e tyre në lista, pasi ajo përfundimtare është më 14 maj. Mendoj se qytetarët kanë mjaftueshëm kohë të verifikojnë nëse e gjejnë emrin e tyre në listë dhe këtë mund ta bëjnë përmes faqes së web-t të Ministrisë së Brendshme apo të KQZ-së. Qytetari fut në kërkim emrin, mbiemrin dhe atësinë dhe merr të dhënat për njësinë administrative, qendrën e votimit, adresën e banimit dhe numrin persona zgjedhor", sqaroi kryetarja Luzi .
Por, theksoi ajo, nëse pas datës 14 maj, kur listat konsiderohen përfundimtare, ka ende zgjedhës që nuk e gjejnë emrin e tyre, ata përmes një vendimi gjykate, mund të regjistohen automatikisht në listat e votuesve.
Sa i takon ndryshimeve të fundit në kodin zgjedhor, kryetarja e KQZ-së tha se ato ishin thjesht teknike me qëllim përshtatjen me reformën e re territoriale, e cila e reduktoi hartën administrative të vendit në 61 bashki, nga 384 të ishin më parë.
Luzi theksoi se puna e insititucionit qendror zgjedhor ka vijuar normalisht me miratimin e akteve në kuadër të përgatitjeve për infrastrukturën zgjedhore të procesit të 21 qershorit.
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.3%
-
Jo
18.7%
-
Ndoshta
12%
Vota total: 2666
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Himarë/ 23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote! KQZ miraton numrin e fletëve të votimit
20 Korrik, 13:00
-
Zgjedhjet në Himarë, Kolegji Zgjedhor: KQZ të paraqesë projektvendim të ri për afatet
17 Korrik, 14:55
-
PS padit KQZ në Apel: Të miratojnë menjëherë afatet për zgjedhjet në Himarë
15 Korrik, 09:58
-
Zgjedhjet në Himarë/ Celibashi nuk tërhiqet: Heqja e mandatit të Belerit, e drejtë! Vendimi i komisionit rregullator nuk pengon procesin
11 Korrik, 14:38
-
Opozita merr shumicën e komisionerëve të KZAZ në Himarë
11 Korrik, 14:00
-
Dekriminalizimi/ KQZ nis verifikimin e kryebashkiakut të PS në Malësisë së Madhe! PD e akuzon Tonin Marinaj për trafik droge në Itali
11 Korrik, 12:35
-
‘Zgjedhorja’ ambasadori i OSBE-së apel: Emigrantët të votojnë! PD-PS pranojnë dështimin e Reformës, fajësojnë njëra-tjetrën
9 Korrik, 10:23
-
Mero Baze: Pse PD është shqetësuar nga zgjedhjet e reja të 4 gushtit
5 Korrik, 21:03
-
Fatura e zgjedhjeve të 2025-ës më 'e kripur' se e 2021! Qeveria planifikon 20 mln euro, por KQZ kërkon 66 mln euro: Për teknologjinë, votim elektronik në 8 bashki
5 Korrik, 14:05
-
U dënua për blerje votash, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryetar i Himarës! Mbrojtja: Ta shkarkonte Rama! Dule: Vijojmë përballjen ligjore
5 Korrik, 10:02
-
Pas kërkesës së PD për verifikimin e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Prokuroria e Përgjithshme vihet në lëvizje! Letër KQZ
4 Korrik, 14:30
-
Fredi Beleri kërkon të jetë në seancë, shtyhet për nesër vendimi i KQZ për mandatin si kryebashkiak i Himarës
4 Korrik, 11:29