Zgjedhjet – Ministria e Brendshme dhe KQZ firmosin sot memorandumin e bashkëpunimit

/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri do të nënshkruaj sot memorandumin e bashkëpunimit me KQZ-në për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 21 Qershorit.
Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit do të jetësohet sot në orën 11:00 nga Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri dhe Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Lleshi në ambientet e Ministrisë së Brendshme.
Mësohet se në përfundim të nënshkrimit të marrëveshjes, pritet të ketë dhe një konferencë për shtyp nga Ministri Tahiri dhe Kryetarja e KQZ, Lefterie Lleshi.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas