BOSNJE- Sot pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për presidencën 3-palëshe të Bosnjës. Me rreth 77% të votave të numëruara, Bakir Izertbegoviç, i partisë kryesore myslimane SDA, ka siguruar deri më tani 33% të votave, dhe është tetë pikë përpara rivalit të tij më të afërt. Ndërsa Zheljka Cvijanoviç është në avantazh në garën për serbët e Bosnjës, si dhe Dragan Çoviç i cili është për pjesën kroate.
 
Izetbegoviç gjatë fushatës ka premtuar shtet të fortë dhe të unifikuar, Çoviç ka premtuar krijimin e një entiteti kroat brenda Bosnjës, ndërsa Cvijanoviç është pjesë e një blloku serb që mbron shpërbërjen e Bosnjës. Frika ekonomike dhe tensionet etnike dominuan zgjedhjet që u mbajtën një ditë më parë, pothuaj 20 vjet pas luftës në Bosnje.
 
Pjesëmarrja ishte 54%, pak më e ulët se në zgjedhjet e fundit të vitit 2010. Tensionet midis myslimanëve boshnjakë, serbëve dhe kroatëve mbeten të larta pas një lufte që i kushtoi jetën mbi 100 mijë personave.
 
Bosnja njihet si një nga vendet më të varfra në Europë, me në nivel papunësie 44%.
 
Ndërkaq, shpresat për anëtarësim në Bashkimin Europian janë penguar nga dështimet për të përmbushur objektivat e reformës. Zgjedhjet pasojnë trazirat e dhunshme të muajit shkurt, të shkaktuara nga korrupsioni dhe varfëria.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)