Zgjedhjet në Dibër, Basha mandaton
ekipin, drejtues i fushatës Edi Paloka

Zgjedhjet në Dibër, Basha mandaton<br />ekipin, drejtues i fushatës Edi Paloka
Një ditë pasi Partia Demokratike vendosi të kandidojë për zgjedhjet e pjesshme në Dibër deputetin Sherefedin Shehu, kjo forcë politike ka filluar zyrtarisht punën me ngritjen e Shtabit Zgjedhor atje dhe për fushatën për kandidiatin e saj.
 
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mandatuar nënkryetarin e partisë Edi Paloka, për të prezantuar këtë të shtunë kandidatin e opozitës, ndërsa pjesë e këtij ekipi do të jetw Genti Strazimiri si i deleguari i PD për Qarkun e Dibrës, dy kryetarët e forumeve përkatëse të të rinjve Belind Këlliçi dhe ai i Gruas Albana Vokshi si dhe Kreshnik Çollaku, anwtar i Kryesisw.
 
Mbështetje për kandidatin e PD për këto zgjedhje kanë dhënë edhe dy partitë e tjera parlamentare të koalicionit opozitar.
 
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi përmes një deklaratë për mediat shprehet se forca e tij politike mbështet këtë kandidaturë për bashkinë e Dibrës, duke e cilësuar Sherefedin Shehun si zgjedhjen më të mirë jo vetëm për opozitën por për gjithë banorët e Dibrës me të cilën e djathta ka vlerësuar pikërisht popullin e asaj zone.
 
Edhe kryerepublikani Fatmir Mediu ka mirëpritur kandidaturën e përzgjedhur nga PD, duke e cilësuar këtë propozim si një mundësi që Dibra të kthehet tek vlerat e saj njerwzore dhe Intelektuale, kjo edhe pas skandalit me ish kryebashkiakun Xhelili.
 
Ndërsa opozita është në unison në mbështetje të kandidaturës së Sherefedin Shehut nga mazhoranca ende nuk ka një vendim final pwr kandidatin e saj.
 
Emri që po artikulohet më fort është ai i Dionis Ymerajt, që mban postin e Drejtorit të Tatimeve në Qarkun e Dibrës.
 
Megjithatë, afati për zyrtarizimin e kandidatit të koalicionit është deri me datën 19 gusht.
 
Por, ndërsa nga zgjedhjet e pjesshme në Dibër na ndan vetëm një muaj, KQZ vijon administrimin e procesit zgjedhor, ku nga 25 parti që kanë kërkuar të regjistrohen në këtë proces zgjedhor, u regjistruan vetëm 18.
 
Kjo ndodhi për shkak se për partinë Bashkimi Popullor i Pensionistëve nuk ishte kryer auditi në mungesë të një adrese të saktë e selisë, ndërsa disa parti të tjera të vogla nuk kishin kryetar detyrimet ndaj KQZ për kthimin e fondeve pas rezultateve zgjedhore në 2015.
 
Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më në fund u zhvillua në sallën e re, ku kryetarja e KQZ, Lefteri Luzi, tha se rikonstruksioni i këtyre ambienteve u mundësua nga buxheti i dhënë nga qeveria.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?