Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi dy koalicionet zgjedhore, atë të maxhorancës me 4 parti në përbërje dhe koalicionin opozitar me 12 parti. 6 parti të vogla që PD i kishte përfshirë si pjesë e koalicionit nuk u regjistruan pasi subjektet zgjedhore nuk kishin kryer detyrimet financiare ndaj KQZ.
Pas këtij vendimi të KQZ përmes një deklarate partia demokratike është shprehur se paniku i ndëshkimit me votë në zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër, Edi Rama ka urdhëruar bllokimin e regjistrimit nga KQZ, të 6 partive aleate të Partisë Demokratike. Kjo parti shprehet se do ta apelojë këtë urdhër të Ramës në Kolegjin Zgjedhor.
Deklarata e Partisë Demokratike
Nga paniku i ndëshkimit me votë në zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër, Edi Rama ka urdhëruar bllokimin e regjistrimit nga KQZ, të 6 partive aleate të Partisë Demokratike.
I braktisur, i mbetur vetëm me 3 aleatë, Edi Rama bën atë çfarë ka në dorë aktualisht, ndalon përmes KQZ-së regjistrimin e 6 subjekteve, çka do ta çonte në 18 numrin e partive të koalicionit opozitar.
Megjithëse preteksti për mosregjistrimin e subjekteve ra, pasi 6 partitë e përmbushën detyrimin, sërish KQZ me urdhër të Ramës i la jashtë aleatët e Partisë Demokratike. Ky vendim dëshmon ankthin e Ramës nga bashkimi i madh opozitar e popullor.
Urdhëri i Ramës do të apelohet në Kolegj Zgjedhor. Asgjë nuk e ndal fitoren e padiskutueshme të koalicionit të madh opozitar përballë klanit të ngushtë të korruptuar, kriminal e pervers të Edi Ramës.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com