Zgjedhjet në Kavajë,  KQZ apel PD
LSI dhe PR:Sillni anëtarët për KZAZ

Zgjedhjet në Kavajë,  KQZ apel PD<br />LSI dhe PR:Sillni anëtarët për KZAZ
TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të Kodit Zgjedhor, ka përcaktuar si afatin për dorëzimin e propozimeve të partive politike për anëtarë të KZAZ-së nr. 42, që do të administrojë zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Kavajë, datën 2 prill 2017.

Të drejtën për propozuar anëtarë të KZAZ-së nr. 42, e kanë Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Republikane dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj në një dalje për mediat ditën e sotme tha se pavarësisht se afati përfundimtar për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të KZAZ-së nr. 42, është ditë e diel, por ditë pune për administratën e KQZ-së, deri tani këtë detyrim ligjor e ka përmbushur vetëm Partia Socialiste.

Sipas saj, mospërmbushja e këtij detyrimi ligjor nga partitë politike sjell si pasojë mos respektimin e afatit ligjor për ngritjen e KZAZ-së nr 42, afat i cili në bazë të nenit 29 pika 6 e Kodit Zgjedhor, është dhjetë ditë nga data e nxjerrjes së dekretit të Presidentit, për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme, afat që përkon me datën 3 prill 2017.

“Afatet proceduriale për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, janë afate të shkurtuara dhe mos respektimi i tyre vështirëson punën për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor të datës 7 maj”, tha Hoxhaj.

Në emër të KQZ, ajo i bëri apel Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane, të sjellin propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-së nr. 42, Kavajë, brenda datës 3 prill 2017.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg