TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të Kodit Zgjedhor ka filluar punën për organizimin e zgjedhjeve të pjesshme që do të zhvillohen për kryetarin e Bashksië së Korçës që do të zhvillohen në datën 3 nëntor 2013.
Gjatë një konference për mediat, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxha, tha se, ka nisur puna për marrjen e masave për ngritjen e infrastrukturës zgjedhore dhe sigurimin e bazës logjistike, për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.
“Në këtë kontekst, kryesisht si bazë logjistike zgjedhore për këto zgjedhje do të përdoret për aq sa është e mundur, baza logjistike e disponueshme nga zgjedhjet e datës 23 qershor 2013 dhe datës 1 shtator 2013”, ka bërë të ditur KQZ-ja.
Sipas zëdhënëses Hoxha, KQZ, “pas përcaktimit të disa afateve proceduriale që lidhen me zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, Ju bën thirrje partive politike që ju lind e drejta për të pasur anëtarë në Komisionin e Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr.71, si dhe në respektim të afateve kohore të parashikuara në vendimin e KQZ-së, të dërgojnë menjëherë propozimet e tyre për anëtarë të këtij niveli komisionerësh, në mënyrë që KQZ të kryejë procedurën e emërimit të tyre, për të vazhduar më tej konstituimin dhe funksionimin e vetë KZAZ-së nr.71, Bashkia Korçë”.
KQZ është duke bërë të gjitha përgatitjet për ngritjen e infrastruktures zgjedhore, për të mos lejuar askënd të cënojë mbarëvajtjen e tij, përfundoi fjalën e tij, zëdhënësja Drilona Hoxha.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com