Zgjedhjet në Kosovë, Kadri Veseli
optimist: Do arrijmë fitore të madhe

Zgjedhjet në Kosovë, Kadri Veseli<br />optimist: Do arrijmë fitore të madhe
PRISHTINE-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli  deklaron se koalicioni që drejton do të shënojë fitore të madhe.
 
Koalicioni më AAK-në dhe NISMA-n është në interesin më të mirë të Kosovës dhe ne do ta shënojmë fitoren më të madhe ndonjëherë.
 
Ne jemi një ekip udhëheqës që mund të marrë vendime dhe të arrijë rezultate për vendin.
 
Ekipi ynë udhëheqës do ta jetësojë Fillimin e Ri për Kosovën, ku gratë dhe të rinjtë janë të barabartë në tregun e punës dhe në shoqërinë tonë në përgjithësi.
 
Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim t’i bashkoheni dhe ta përqafoni platformën tonë fituese që më 12 qershor së bashku t’i dhurojmë Kosovës Fillimin e Ri
”, ka shkruar Veseli.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani