BUKURESHT - Rezultatet paraprake të zgjedhjeve presidenciale në Rumani kryesohen nga kryeministri Viktor Ponta, i cili ka fituar deri më tani 37.5% të votave, kundrejt 30.3 % që ka mundur të marrë rivali i tij kryesor Klaus Iohanis.
Por, Ponta nuk i është shmangur një balotazhi, i cili do të zhvillohet më 16 nëntor. “Ndjehem jashtëzakonisht krenar për faktin që shumica e rumunëve besuan në projektin tim për ndryshim, pas 10 viteve gënjeshtra dhe përçarje”, tha Ponta në selinë e partisë së tij, duke kritikuar ish-presidentin Trajan Bascesu i cili shërbeu si president për një dekadë.
Ndonëse Ponta ka shumë gjasa të fitojë balotazhin e 16 nëntorit, sfidanti i tij ka ide të tjera: “Unë jam i vetmi kandidat i mbetur në konkursin për drejtësi, pavarësi dhe shtetin e së drejtës”, tha Iohanis, një kryebashkiak gjerman i mbështetur nga 2 partitë e qendrës së djathtë. Rumania është shteti i dytë më i varfër në Bashkimin Europian, gjithashtu edhe një nga shtetet më të korruptuara.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com