Zgjedhjet në Serbi

Zgjedhjet në Serbi
Në Serbi janë duke u mbajtur zgjedhjet presidenciale, parlamentare, lokale dhe për kuvendin e Krahinës së Vojvodinës për të cilat të drejtë vote kanë 6.770.013 qytetarë dhe ata do të deklarohen në 8.390 vendvotime, përfshirë 90 vendvotime në Kosovës ku do të mbahen vetëm zgjedhjet parlamentare e presidenciale

Kjo është hera e dytë që nga viti 1990, që në Serbi të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në katër nivele. Në zgjedhjen e presidentit marrin pjesë 12 kandidatë, kurse favorit  konsiderohen presidenti aktual në dorëheqje Boris Tadiq dhe ish radikali serb Tomisllav Nikoliq.

Fati i presidentit me siguri do të vendoset në balotazhin që mbahet pas 15  ditësh midis dy kandidatëve që kanë fituar më shumë vota në raundin e parë. Për parlamentin serb, prej 250 deputetësh, do të garojnë 3.065 kandidatë nga 18 lista zgjedhore të subjekteve politike, prej të cilave gjashtë janë të pakicave kombëtare midis tyre edhe lista e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.


Për listat zgjedhore të pakicave nuk vlen pragu zgjedhor prej 5 për qind nga numri i përgjithshëm i zgjedhësve që kanë dal në votime, veç pragu natyror i cili nga zgjedhjet e vitit 2008 është rreth 15.000 vota për një vend të deputetit.

Vendvotimet do të hapën në ora 7.00, dhe mbyllën në ora 20, kurse rezultatet e para jozyrtare, të pjesëmarrjes në votime dhe të listave zgjedhore do të nisin të jepen pas një ore nga mbyllja e vendvotimeve, nga organizata CESID, partitë politike dhe komisionet zgjedhore, kurse Komisioni Zgjedhor Republikan rezultatet përfundimtare duhet ti
kumtojë 96 orë pas mbylljes së vendvotimeve.

Qeveria e re, sipas kushtetutës duhet të formohet brenda tre muajve nga dita e zgjedhjeve. Sipas vlerësimeve të analistëve dhe anketave të opinionit, për vendin e parë në zgjedhjet parlamentare do të luftojnë Partia Demokratike e drejtuar nga Boris Tadiq dhe Partia Përparimtare Serbe e drejtuar nga ish radikali Tomisllav Nikoliç.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore