Bashkimi Europian ka dënuar zgjedhjet ‘ilegale’ në lindjen rebele të Ukrainës që u mbajtën një ditë më parë. Shefja e politikës së jashtme Federica Mogherini tha se votimet ishin një ‘pengesë e re në rrugën e paqes’.
Ajo përsëriti qëndrimin e BE që territoret e pavarura duhet të veprojnë në përputhje me marrëveshjen e shtatorit ë Minsk të Bjellorusisë. Qeveria e Kievit gjithashtu ka përshkuar zgjedhjet si një ‘farsë’ votimesh në 2 republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut.
Ndërsa Rusia tha se respekton vullnetin e popullit ku 2 liderët aktualë rebelë janë të vendosur për të fituar. Rezultatet e para kanë shpallur fitues në Donetsk Alexander Zakharchenko me mbi 70% të votave, ndërsa Igor Plotnisky me 60% të votave pro tij, pritet të sigurojë një fitore në Luhansk.
Një ditë më parë, rebelët organizuan ato që ata i cilësuan si zgjedhje parlamentare në 2 rajonet që së bashku njihen me emrin DONBAS.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com