Presidentja braziliane Dilma Roussef ka fituar më shumë vota në zgjedhjet presidenciale të së dielës, por megjithatë nuk ka arritur të fitojë shumicën absolute të nevojshme për të shmangur balotazhin.
Kur kanë mbetur edhe pak për numërimin e të gjitha votave, Rousseff rezulton të ketë marrë mbi 40 % të tyre, duke lënë pas demokratin pro-biznesin Aecio Neves me 34%. Të dhënat tregojnë Rousseff si favorite në këtë garë që ka mundësi të përfundojë me një balotazh në 26 tetor, duke lënë pas një nga fushatat më konkuruese që kur Brazili u kthye në demokraci në vitin 1995.
Rousseff ka rivale kryesore edhe Marina Silva, e cila gëzonte një mbështetje të gjerë të opinionit, por që këtë admirim nuk arriti ta kthente dot në vota. Të dy kandidatët e Rousseff, në minutën e fundit të fushatës së tyre premtuan kthimin në politikat ekonomike miqësore të tregut, duke e kritikuar atë për braktisjen e një politike të tillë, inflacionin dhe objektivat shumë të rrepta ekonomike duke bërë që ekonomia të zhytet në recension në tre mujorin e fundit.
Nga 200 milion njerëz në Brazil, votuan 140 milion persona në 450 mijë qendra votimi në të gjithë vendin, në një proces tërësisht të kompjuterizuar, çka do të sjellë një rezultat pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com