Zgjedhjet në Dardhë, Hemollari i
PS-LSI, përballë Gentian Peres i PD
PS dhe LSI do të dalin me një kandidat të përbashkët: Genci Hamollari. Ndërkohë që PD kandidon me Gentian Peren, ish-përgjegjës i rrugëve në qarkun e Korçës.
KORCE - Shpallen kandidatët që garojnë për kryetar në komunën Dardhas, dhe rrethinat, pas shkarkimit të atyre të mëparshëm me vendim qeverie për abuzim me detyrën.
PS dhe LSI do të dalin me një kandidat të përbashkët: Genci Hamollari. Ndërkohë që PD kandidon me Gentian Peren, ish-përgjegjës i rrugëve në qarkun e Korçës.
Zgjedhjet e pjesshme lokale mbahen më 1 shtator në dy komuna, Rrethina të Shkodrës dhe Dardhas të Korçës.
Socialistët kanë preferuar që në Dardhë të Korçës, të mos paraqesin fare kandidat duke ia lënë këtë komunë Lëvizjes Socialiste për Integrim, qe garon me Genci Hamollarin.
Ndërsa në rrethinat e Shkodrës, tërheqjen e bën LSI-a e cila do të mbështesë kandidaturën e Luan Arushës që mban siglën e PS.
Në 27 shkurt Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e kryetarëve të këtyre komunave për kryerjen e veprave penale. Ndërsa
KQZ, miratoi pagesat për komisionerët që do të menaxhojnë këto zgjedhje, mbetet ende e paqartë nëse të tjera do të zhvillohen për Bashkinë e Korcës, kryetari i të cilës, Niko Peleshi, në shtator merr detyrën e zv-kryeministrit. Ndërkohë që dy ditë më parë ka qënë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ai që ka marrë vendim në lidhje me komisionet në nivelin vendor që do të administrojnë zgjedhjet në këto njësive vendore.
KQZ PERGATIT FLETET E VOTIMIT Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi të përgatisë në tërësi 19845 fletë votimi për të 30 QV në zgjedhjet e pjesshme të 1 shtatorit për kryetar të qeverisjes vendore në Komunat Rrethina të Shkodrës dhe Dardhas të qarkut të Korcës.
Sa i përket përmbajtjes së fletës së votimit për 26 QV për Komunaën Rrethina të Qarkut të Shkodrës në renditje do të jetë i pari Luan Arusha, kandidati i ASHE, ndërsa i dyti Ridvan Guri, kandidati i PD.
Ndërsa për 4 QV të Komunës Dardhas të Qarkut të Korcës, në renditje të fletës së votimit do të jetë i pari Gentjan Pere, Kandidati i PD, ndërsa Genci Hamollarim kandidati i ASHE do të renditet i dyti.
Komisioni, në mbledhjen e sotme, ka vendosur edhe për plotësimin e emrave të KZAZ 2 të Shkodrës dhe KZAZ 73 të Korcës, përkatësisht Gentjan Pepin dhe Erald Deliun, të dyja propozime të Partisë Demokratike, pasi PDIU nuk shprehu asnjë interes në propozimin e emrave të komisionerëve.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.4%
-
Jo
41.1%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40