Zgjedhjet në Dibër, KQZ apel partive:
Dërgoni komisionerët për trajnim

Zgjedhjet në Dibër, KQZ apel partive:<br />Dërgoni komisionerët për trajnim
Në një kohë që na ndajnë vetëm tre ditë nga zgjedhjet për kryetar bashkie në Diber, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka drejtuar një apel partive politike.
 
KQZ u ka komunikuar partive që të dërgojnë pranë këtij institucioni komisionerët për trajnim.
 
Sipas këtij institucioni, 268 vëzhgues janë akredituar, ndërsa afati për akreditimin e vëzhguesve të huaj ka përfunduar. Në garë për kreun e bashkisë nga e djathta është kandidati Sherefedin Shehu, ndërsa nga e majta, Muharrem Rama, të cilët do të përballen ditën e diel.

Deklaratë e Kryetares së KQZ-së, Lefterije Luzi

Sot, në ditën e fundit të kalendarit të trajnimeve të Komisioneve të Qendrave të Votimit,  deri tani, në të katër vendet e trajnimit, Peshkopi, Sohodoll, Tomin, Maqellarë,  nuk është paraqitur asnje komisioner i KQV-së.

Sesionet e trajnimit të ditës së djeshme, u ndoqën nga 89 komisionerë, përkatësisht në Peshkopi, Maqellarë dhe Tomin. Në Sohodoll nuk u paraqit asnjë komisioner.
Sa më sipër, ridërgoj apel për partitë politike për të dërguar komisionerët e Qendrave të Votimit në trajnim, duke siguruar se administratat e KQZ-së, do të jetë e gatshme të ofrojë trajnim, edhe përtej orarit të përcaktuar në skemën e trajnimit. Angazhimi i KQZ-së do të jetë maksimal, sikundër ka ndodhur edhe në procese të tjera zgjedhore, me qëllim që asnjë komisioner të mos ushtrojë detyrën pa u trajnuar paraprakisht për procedurat dhe veprimet sipas urdhërimeve ligjore.

Një apel më të fortë dua t’i  adresoj partive politike, që ditën e nesërme, datë 10.09.2016, të dërgojnë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave, për të marrë pjesë në sesionet e trajnimit që do të zhvillohen në ambienetet e shkollës “Nazmi Rushiti”, sipas lajmërimit të bërë nga KQZ. Është e një rëndësie të veçantë, që numëruesit e votave, që kryejnë fazën përmbyllëse të procesit zgjedhor të datës 11 shtator 2016, të jenë të trajnuar, të njohin mirë procedurat ligjore, me qëllim që të ushtrojnë korrektësisht detyrat e tyre të rëndësishme.

Sipas të dhënave të dërguara nga KZAZ nr. 19, janë akredituar 268 vëzhgues për Qendrat e Votimit. Afati për akreditimin e vëzhguesve ka përfunduar, ndajmbetemi në pritje të përditësimit tëinformacionit për numrin total, përkatësinë dhe listën emërore të vëzhguesve të akredituar nga KZAZ nr. 19 për Vendin e Numërimit të Votave.Dua të bëj me dije se në Vendin e Numërit të Votave nuk do të lejohen të qëndrojnë persona të pa autorizuar dhe të pa akredituar, dhe vëzhguesit e subjeketeve të akredituara, do të lejohen sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së.  

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
      

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!