Zgjedhjet në Dibër, KQZ miraton
komisionerët dhe sekretarin e KZAZ

11 ditë para zgjedhjeve lokale për bashkinë e Dibrës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur duke miratuar listën e komisionerëve, vëzhguesve afatgjatë dhe sekretarin e KZAZ 19 Shkëlqim Muja.
 
KQZ ka miratuar listën me 826 komisionerë për zgjedhjet në Dibër, por kryetarja Lefterie Luzi ka ngritur shqetësimin, pasi vetëm 1.7% ose 14 prej tyre janë gra, pjesa tjetër burra, ndërsa ka bërë thirrje për respektimin e kuotave gjinore.
 
Përsa i përket procesit të përgatitjes, Luzi është shprehur se partitë kanë respektuar afatin për emërimin e anëtarëve të KQV për 118 qendra votimi.
 
Në garë për bashkinë e Dibrës janë Sherefedin Shehu nga Partia Demokratike dhe Muharrem Rama nga aleanca e majtë.




d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Studimi i publikuar nga PE: Mjedisi politik në Shqipëri i polarizuar! Parti të dobëta opozitare, qeveria pritet të fitojë gjerësisht në zgjedhje

Studimi i publikuar nga PE: Mjedisi politik në Shqipëri i polarizuar! Parti të dobëta opozitare, qeveria pritet të fitojë gjerësisht në zgjedhje