Zgjedhjet në Dibër, skadon afati
për kandidatët, PD shenja paniku  

Zgjedhjet në Dibër, skadon afati<br />për kandidatët, PD shenja paniku  
Ka skaduar dje afatit për regjistrimin e kandidatëve në garën për drejtimin e Bashkisë së Dibrës. Pranë KZAZ nr. 19 janë regjistruar vetëm kandidatët Sherefedin Shehu dhe Muharrem Rama.

Në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe akteve të nxjerra nga KQZ, sot, data 19 gusht, është afati përfundimtar për regjistrimin e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Dibër, të datës 11.09.2016. Regjistrimi i kandidatëve bëhet në KZAZ-në nr. 19, Dibër dhe sipas informacioneve të përcjella nga KZAZ pranë KQZ-së, deri tani janë regjistruar dy kandidatë, z. Sherefedin Shehu, kandidati i “Aleanca popullore për Punë dhe Dinjitet” dhe z. Muharrem Rama, kandidat i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane””, thuhet në një deklaratë të KQZ. Sipas KQZ, partitë e regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si pjesëmarrëse në zgjedhjet e datës 11 shtator në Bashkinë Dibër, dhe që nuk janë pjesë e koalicioneve të regjistruara, të cilave në bazë të Kodit Zgjedhor dhe akteve të nxjerra nga KQZ, kishin të drejtë për të regjistruar kandidatin e tyre për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Dibër, deri në orën
20.00 të ditës së djeshme.

Dy sinjalet e PD
Partia Demokratike ka demostruar shenja pasigurie për zgjedhjet në Dibër. Pavarësisht mobilizimit para sfidës dhe rrethanave që e favorizojnë, opozita po përgatit terrenin për të justifikuar një humbje të mundshme në Dibër. Sinjalet e ditëve tub fundit janë tre. Së pari, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shfaqur i nervozuar, duke kërcënuar demokratët në Dibër, të cilët nuk mbështesin Sherefedin Shehu. Së dyti, Partia Demokratike ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se nuk ka lejuar regjistrimin e disa partive në koalicionin e PD, për shkak se kishin detyrime të pashlyera ndaj KQZ. Kjo akuzë mund të rikthehet dhe të përdoret si alibi, në rast se Partia Demokratike humbet zgjedhjet. Së treti, përfaqësues të PD kanë deklaruar se fitorja është e garantuar në Dibër vetëm nëse shumica i vjedh votat. Pra, në rast të një humbjeje të mundshme, pritet të ketë pretendime për deformim të rezultatit.

Përgatitja e procesit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se po punon në dinamikë për përgatitjen e procesit zgjedhor për zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Dibër, dhe sjell në vëmendje se në datën 22 gusht 2016 përfundon afati për paraqitjen në KZAZ-në nr. 19 në Dibër, të propozimeve për anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Votimit. “Sa më sipër, KQZ ju bën apel partive politike të cilat kanë të drejtën për të sjellë propozime për anëtarë të KQV-ve, t’i paraqesin pranë KZAZ-së sa më parë propozimet e tyre, pasi afatet janë të shkurtuara dhe KQZ ka detyrimin t’i trajnojë komisionerët menjëherë pas emërimit të tyre. Sa i përket të dhënave të QV-ve sipas njësive administrative të Bashkisë Dibër, mund t’i gjeni të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në rubrikën “Zgjedhje”, nënrubrikën “zgjedhje të pjesshme” dhe aty do të gjeni të gjithë informacionin zyrtar për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në datën 11 shtator 2016”, njofton KQZ.
 
Pasiguria
Partia Demokratike ka demostruar shenja pasigurie për zgjedhjet në Dibër. Pavarësisht mobilizimit para sfidës dhe rrethanave që e favorizojnë, opozita po përgatit terrenin për të justifikuar një humbje të mundshme në Dibër
 
Afati
Ka skaduar dje afatit për regjistrimin e kandidatëve në garën për drejtimin e Bashkisë së Dibrës. Pranë KZAZ nr. 19 janë regjistruar vetëm kandidatët Sherefedin Shehu dhe Muharrem Rama.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Punonjësi i dyqanit kapet në video duke vjedhur biletën fituese 1 milion dollarë të klientit në SHBA

Punonjësi i dyqanit kapet në video duke vjedhur biletën fituese 1 milion dollarë të klientit në SHBA