Zgjedhjet në FSHF, Presidenti i UEFA-s Ceferin nesër në Tiranë, takon Ramën e Dukën

Zgjedhjet në FSHF, Presidenti i UEFA-s Ceferin nesër në Tiranë, takon Ramën e Dukën

Ceferin dhe Rama në një takim të mëparshëm

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin do të zhvillojë ditën e nesërme në Tiranë takime Kryeministrin Edi Rama dhe Armand Dukën. Në vizitën e tij 1 ditore Ceferin pritet të diskutojë mbi situatën e krijuar për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Kujtojmë se Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, ka kërkuar hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit, duke përgatitur një dosje voluminoze për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë. 

Beteja Veliaj-Duka vijon prej ditësh, ku kryetari i bashkisë Tiranë i kërkoi transparencë për zhdukjen e 2.1 milionë dollarëve të FIFA-s, ndërsa akuzon presidentin e federatës po përdor futbollin për politikë. Veliaj, në cilësinë e kryebashkikuat është aksioner i Shoqatës së Futbollit Tirana, ku Duka manipuloi zgjedhjet për kreun e shoqatës, ndërsa Veliaj nuk i njohu zgjedhjet. Veliaj ka depozituar ditën e sotme dy kallëzime penale, për sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe sekretarin e përgjithshëm të shoqatës.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 02/02/2022 13:38

    U arrestuan të burgosurit për ta larguar vemendjen nga patronazhisti Duka…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit