Zgjedhjet në Gjermani, aleatët e Scholz pranë largimit! Pas katastrofës elektorale, kancelari mund të bjerë pas 22 Shtatorit, Pistorius shihet si pasardhës

Zgjedhjet në Gjermani, aleatët e Scholz pranë largimit! Pas katastrofës elektorale, kancelari mund të bjerë pas 22 Shtatorit, Pistorius shihet si pasardhës

Kancelari Olaf Scholz

Gjermani- Kriza brenda koalicionit pas humbjes së zgjedhjeve të djeshme (1 Shtator) në dy rajone dhe triumfin e ekstremistëve të AfD, duket se ka krisur edhe koalicionin qeverisës të kancelarit Olaf Scholz.

Çështja, tani për shumë socialdemokratë që po dridhen për rikonfirmim në Bundestag, është kancelari i tyre.

 Armëpushimi do të zgjasë deri më 22 shtator, pohon burimi i SPD-së, pra pikërisht kur të bëhet votimi në një bastion të vjetër "të kuq", Brandenburg. Në të gjitha sondazhet dhe për shumë muaj, AfD është në 24%, së pari përpara SPD-së, e cila po lufton e renditur pesë pikë më poshtë.

Guvernatori në largim, Dietmar Woike, tashmë ka sinjalizuar se nuk dëshiron të shihet me kancelarin.

Pas 22 shtatorit, nëse parashikimet konfirmohen, Scholz rrezikon një përballje. Dhe mbrëmë ishin tashmë të dukshme të çarat e para - një fakt i paprecedentë që kur ai u bë kancelar.

Sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Kevin Kuehnert, u dorëzua para mikrofonave dhe tha se “edhe Olaf Scholz” do të duhet të jetë objekt i një debati për “gjërat që duhet të ndryshojnë”. Një autokritikë që përfshin për herë të parë kancelarin.

Pas serisë së humbjeve rajonale dhe evropiane - ku SPD fitoi një 14% të vogël - socialdemokratët kanë filluar të kuptojnë se Scholz është bërë problem. Ai vazhdon të thotë se dëshiron ta çojë SPD-në drejt fitores.

Dhe burimi kujton se çdo vendim për të ndryshuar kancelarin në garë, presupozon "një bisedë serioze me emrat e mëdhenj të partisë - Muetzenich, Esken, Kuehnert dhe Klingbeil - dhe dorëheqje".

Me pak fjalë, dikush duhet ta bindë atë se socialdemokratët kanë shanse shumë më të mira për të fituar zgjedhjet me politikanin më popullor gjerman, ministrin e Mbrojtjes Boris Pistorius, sesa me të, i cili për dy vjet ka qenë kancelari më i papëlqyer në histori.

"Tani asgjë nuk është e paimagjinueshme në lidhje me Olaf Scholz", shotë burimi, duke shtuar se tashmë “nuk ka më as humor” në kampin qeverisës.

Socialdemokratët pësuan një disfatë kolosale, ata u shkatërruan nga e djathta ekstreme e Bjoern Hoecke dhe për më tepër në një rajon ku ka lindur partia e tyre. SPD u themelua pikërisht në Eisenach, Turingia, mbi një shekull e gjysmë më parë.

Dhe në javët e fundit sondazhet ishin bërë aq të këqija, madje edhe në Saksoni, sa ditët e fundit SPD madje kishte frikë se do të përfundonte nën pragun e 5%, me pak fjalë, jashtë parlamenteve rajonale.  AfD-ja ultra e djathtë po kërkon dhe një rekord historik.

Parlamentari i SPD-së, Axel Schaefer, i intervistuar nga “Repubblica” në telefon, flet për "një rezultat lokal", i cili "nuk duhet të transferohet në politikën federale". Dhe në fakt është e vështirë të imagjinohet një krizë qeveritare “klasike”, me një ndryshim aleancash.

Në Gjermani vlen "mosbesimi konstruktiv": nëse CDU do të donte të zëvendësonte qeverinë shumëngjyrëshe, do të duhej të gjente në Parlament numrat që do t'i garantonin shumicën. Herën e fundit që ndodhi, jo çuditërisht, dyzet vjet më parë.

Dhe duket se për këtë ata do presin deri në 22 shtator, teksa AdF kryeson të gjitha parashikimet. Dhe nëse kancelari Scholz humbet përsëri, atëherë gjithçka mund të ndodhë në politikën gjermane. /Marrë nga "La Repubblica"/

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë