Zgjedhjet në Graçanicë, me dokumente të Kosovës dhe të Serbisë

/ATSH/.- Zgjedhjet për kryetar të Graçanicës janë duke vazhduar në mënyrë të qetë dhe normale.

Sipas KosovaPress, deri tani nuk është raportuar për ndonjë incident dhe sipas përfaqësuesit të KQZ-së në këtë komunë, në orën 07:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit.
Anëtari i KQZ-së në Graçanicë nga Lista Serbe, Nenad Rikalo, ka konfirmuar se po votohet me dokumente të Kosovës dhe të Serbisë.

"Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00, nuk kemi pasur asnjë problem deri tani. I gjithë materiali zgjedhor ka arritur në kohë dhe asgjë nuk mungon. Sikurse edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare, votuesit mund të votojnë me dokumente të vlefshme që janë lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe ajo e Serbisë", ka thënë Rikalo.

Sipas tij, rezultatet paraprake të këtyre zgjedhjeve do të mësohen sot.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Graçanicës po mbahen për shkak se kryetari i deritanishëm Branimir Stajoneviq është emëruar zëvendëskryeministër në Qeverinë e Isa Mustafës.

Për të parin e Graçanicës garojnë edhe Nenad Rashiq, Dragisha Miriq dhe Shaip Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS