Zgjedhjet në Himarë, 9 ditë fushatë zgjedhore, nis më 26 korrik! Partitë afat deri më datë 22 për kandidatin! PS garon me Tavon, PD ende pa emër

Zgjedhjet në Himarë, 9 ditë fushatë zgjedhore, nis më 26 korrik! Partitë afat deri më datë 22 për kandidatin! PS garon me Tavon, PD ende pa emër

Kandidati i PS, Vangjel Tavo

HIMARË- Pasi Presidenti Bajram Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në Himarë, KQZ ka publikuar pr.vendimin për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve të pjesshme për të parin e Himarës. Partitë poltike do të kenë 9 ditë afat për fushatën zgjedhore për të shpalosur programet politike, dhe sipas pr.vendimit fushata hapet më datë 26 korrik.

“Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë është parashikuar të fillojë më datë 26 korrik 2024, duke u garantuar kohë të mjaftueshme subjekteve zgjedhore për të shpalosur programet e tyre. Referuar nenit 77 të Kodit Zgjedhor, fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve. Duke qenë se afati 30 ditor nga dekretimi i zgjedhjeve është shumë i ngushtë, kohëzgjatja e fushatës zgjedhore prej 9 ditësh kushtëzohet nga afati i krijimit të KZAZ-ve, regjistrimit të subjekteve zgjedhore, komiteteve nismëtare, koalicioneve dhe kandidatëve”, thuhet në projektvendim.

Partia Socialiste zyrtarizoi sot prefektin Vangjel Tavo si kandidaturën me të cilën do të garojë për zgjedhjet në Himarë, ndërsa Partia Demokratike ende nuk e ka publik një emër. Deri më datë 22 korrik është afati për të dorëzuar kandidaturat pranë KQZ.

Është ende e paqartë se si do të veprojë opozita dhe si do të përzgjedhë kandidatin në kohën kur kritikon Begajn se ka shpallur zgjedhjet duke shkelur Kushtetutën, e nga ana tjetër Fredi Beleri i është drejtuar më kërkesë Gjykatës Administrative të Tiranës për pezullimin e dekretit të presidentit për shpalljen e zgjedhjeve deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. 

Një nga emrat që përflitet është djali i Fredi Belerit, Petro Beleri, i cili ka shprehur vetë dëshirën për të kandiduar. Megjithatë Vangjel Dule, thotë se ende s'ka vendimmarrje, por kushdo emër që do të zgjidhet nga radhët e opozitës do të mundë kandidatin e Ramës.

Ndërkohë, kërkesa për regjistrim si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkinë Himarë duhet të paraqitet në KQZ nga partitë politike, jo më vonë se data 15 korrik, ndërsa koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin në KQZ kërkesën për regjistrim deri më datë 19 korrik.

Pr.vendimi “Për miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024", pritet të miratohet nesër në mbledhjen që zhvillon KQZ në orën 16:30.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pete: 08/07/2024 21:33

    Ne Himare Rama, permes Klosi,Blendi,me kohe ka nisur operacionin per te kapur ilegalisht zgjedhjet lokale atje. Jo me kot ka rekrutuar dhe paguar majmeri Tavon. Por jo vetem. President, KQZ, Komisioneri, Prokuroria lokale dhe ajo e posacme, Gjendja Civile, policia,, vecanerisht elementet me te spikatur te organizatave mafiozo-politike afer Rames: Doshi, Frroku, Cami, Shehu, etj., jane ne veprim, ne terren, nen koordinim te Klosi, per te zhvatur e blere zgjedhesit dhe kercenuar apo intimiduar ata kunder. Qe do te kulmoje ditet para zgjedhjes, me masat penguse ne kufij. Mjafton te kete prani te medias qe te ndjeke ne terren ngjarjet dhe ekspozohet fytyra e vertete kriminale e kesaj kucedre neokoministe me gjithe larot e tyre.

    Përgjigju
    • Tapite Memi Tapite: 08/07/2024 22:58

      Pse kot filluan te jepnin tapite ata para nje muaji? Koicidence e madhe apo jo.

  • emigranti: 08/07/2024 19:51

    Himara nuk zgjedh dot nje himariot, fatkeqesisht. Perfaqesohet nga figura te lodhura. Dhe Partia e sjell te deleguar si ne kohen e qoftelargut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Takimi i udhëheqësve të NATO-s në Uashington, çfarë duhet të dini

Takimi i udhëheqësve të NATO-s në Uashington, çfarë duhet të dini