Fredi Beleri kërkon leje nga Burgjet për të marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Europian

Fredi Beleri kërkon leje nga Burgjet për të marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Europian

Fredi Beleri

Fredi Beleri i ka bërë një kërkesë Drejtorisë së Burgjeve që të marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Europian më datë 15 korrik.

Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar në PE do të zhvillohet të hënën e ardhshme, ku Beleri kërkon të marrë pjesë në Strasburg si i zgjedhur i partisë Demokracia e Re në Greqi. Beleri u zgjodh si eurodeputet pasi ishte në listën e partisë në pushtet në Greqi, duke marrë 237 mijë vota, eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen.

Megjithatë Beleri ndodhet që prej muajit maj të 2023 pas hekurave dhe u dënua me 2 vite për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Paçka se i fitoi zgjedhjet me disa vota më shumë se Jorgo Goro në Himarë, Beleri nuk e gëzoi mandatin dhe pak ditë më parë KQZ i hoqi mandatin, teksa presidenti Begaj shpallit zgjedhjet e reja në bashkinë jugore.

Tashmë Beleri kërkon një tjetër të shfrytëzojë një tjetër mundësi për të dalë nga qelia, pikërisht për të qenë në Strasburg në 15 korrik në sesionin e parë të Parlamentit të ri Europian pas zgjedhjeve të qershorit.

Pritet përgjigja e Drejtorisë së Burgjeve nëse do e lejojë Belerin të shkojë në Parlamentin Europian apo nëse atij do i refuzohet një tjetër kërkesë për të dalë nga qelia.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Hajdar Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 08/07/2024 16:56

    Qenefi injorant Fredi Beleri vazhdon lojēn e pisēt tē shtetit jevgjit greqis. Po fain e ka Evropa qē mban nē gjirin e saj shtet jevgjitēsh si grekēt maskarenj. Qē gjoja ēshtē shtet demokrat e mban ligjin e luftēs me shtetin Shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja