Zgjedhjet në Himarë, Vangjel Dule: Do të ankimojmë dekretin e presidentit! Mitsotakis s’do të bëjë fushatë për Gjikurinë

Fredi Beleri do të ankimojë dekretin e presidentit për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë më 4 gusht, për kreun e ri të bashkisë.

Kjo është bërë me dije nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili në një prononcim për media ditën e sotme, u shpreh se mbrojtja e Belerit do të vlerësojë momentin e duhur për të bërë ankimin.

“Ne do të bëjmë anikimimin e dekretit të presidentit, mbrojtja e Belerit do vlerësoj momentin e përshtatëm brenda afateve që garanton ligji”, tha ai.

I pyetur nëse do jetë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë të bëjë fushatë për të mbështetur kandidatin e tyre, Petro Gjikuria ai e mohoi këtë gjë.

“Kjo nuk do të ndodh. Kur e keni parë Mitsotaklis që të bëjë fushatë në Himarë?”, tha ai.  

Dule hodhi akuza se arrestimi i Belerit u bë pa pasur prova, ndërsa theksoi se dëshmitari i rremë u pagua nga policia.

“U bë arrestimi në flagrancë e Belerit, pa prova dhe më pas ai u la në paraburgim me një dëshmi penaliteti që ishte e falsifikuar. Akuza e tij mbështetje tek një dëshmi e rreme dhe ishte nga qytetarë me dy dënime penale të formës së prerë për vjedhje dhe mashtrim. Ai dëshmitar ishte i paguar nga policia e shtetit dhe kjo është vepër penale. Policia në kundërshtim me çdo parim dhe normë refuzoi që të jap të dhëna se cilat ishin arsyet që pagoi dëshmitarin e rremë me ca shume dhe me ca qëllimi", tha ai. 

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/07/2024 01:00

    Vete Micua nuk do te beje fushate,po para do te hedhe ne te,nen rrogoz?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?