Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe partia e tij Liberale mundën të fitojnë zgjedhjet e parakohshme në vend, edhe pse ai nuk ia arriti qëllimit të tij për të siguruar një shumicë më të cilësuar qeverisëse.
Pas një gare 35-ditore, votuesit kanë folur dhe ata kanë zgjedhur me vendosmëri t'i përmbahen statusquo -së. Pas zgjedhjeve federale më të shtrenjta në historinë e Kanadasë, harta elektorale është kryesisht e pandryshuar. Edhe pse rezultatet paraprake tregojnë se Liberalët në fakt humbën tre vende në këto zgjedhje, në krahasim me zgjedhjet e 2019.
Kështu Trudeaut do t’i duhet të bëjë sërish koalicion që të mbajë pushtetin, një situatë kjo e ngjashme me zgjedhjet e vitit 2019.
Liberalët e Trudeau morën 157 mandate dhe Konservatorët siguruan po ashtu 121 vende.
Të majtët “Demokratët e Rinj” fituan 29 mandate, 5 më shumë se zgjedhjet e shkuara, ndërsa partia me seli në provincën Quebec “Bloc Quebecois” humbi 3 mandate nga 28 që pati marrë në vitin 2019.
“Ne të gjithë kemi punuar kaq shumë gjatë javëve të fundit dhe viteve të fundit. Dhe kemi arritur deri këtu. Le të mos harrojmë të kaluarën dhe ditët e errëta që kemi kaluar së bashku. Por le të shikojmë akoma drejt së ardhmes dhe gjithçka që ka për të ardhur dhe gjithçka që kemi akoma për të ndërtuar së bashku. Le të punojmë së bashku. Dhe le të kapim premtimin e një dite të re" u shpreh Trudeau në fjalimin e parë pas zgjedhjeve.
Trudeau e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme pas kritikave të vazhdueshme nga konservatorët, kryesisht për programin e vaksinimit dhe emigracionit.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.1%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 584
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Trump nuk tërhiqet, poston foton e 'New York Post' me hartën ku Kanadaja dhe Groenlanda janë pjesë e Amerikës
9 Janar, 16:20
-
Refuzoi që Kanadaja të ishte shteti i 51 i SHBA-së, Musk për Trudeau: Vajzë, ti nuk je më guvernatorja e vendit
8 Janar, 14:22
-
Zyrtare/ Giacomo Vrioni ndryshon skuadër dhe shtet, mbetet në MLS
8 Janar, 10:13
-
Trump këmbëngul në ambiciet territoriale, publikon hartën ku Kanadaja është pjesë e SHBA-së
8 Janar, 07:11
-
Justin Trudeau njofton dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë dhe si drejtues i Partisë Liberale
6 Janar, 17:11
-
Kanada/ Trudeau drejt dorëheqjes nga detyra si kryeministër
6 Janar, 15:01
-
Panik gjatë uljes së avionit në Kanada, merr flakë njëri nga krahët (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 13:13
-
Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump
27 Dhjetor 2024, 07:57
-
Donald Trump tallet përsëri me kryeministrin Trudeau dhe 'emëron' ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e ri të Kanadasë!
26 Dhjetor 2024, 19:08
-
Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!
19 Dhjetor 2024, 08:39
-
Legalizimi i marijuanës në Amerikë dhe Kanada/ Reagon ashpër Elton John: Një nga gabimet më të mëdha të të gjitha kohërave
12 Dhjetor 2024, 20:03