Zgjedhjet në Kavajë,Gjata:KQZ nuk
ka specifikë kur tërhiqet kandidati

Zgjedhjet në Kavajë,Gjata:KQZ nuk<br />ka specifikë kur tërhiqet kandidati
Në një lidhje telefonike me studion e lajmeve në Report Tv, ish-kryetari i KQZ-së Çlirim Gjata komentoi vendimin e kryeministrit Rama, ku gjatë deklaratës për shtyp i bëri thirrje kandidatëve të tërhiqeshin nga gara.
 
Gjata deklaroi se nuk ka një specifike të veçantë në kodin e KQZ-së që parashikon shtyrjen e zgjedhjeve në një rast të tillë.
 
“Nuk është se ka diçka të veçantë se ç’far ndodh kur tërhiqet kandidati apo tërhiqet partia politike nga zgjedhjet, apo ta ketë në mënyrë specifike se çfarë bëhet, ta sqaroj. Siç duket e kanë lënë të hapur. Fakti që u tërhoq PS nga zgjedhjet e datës 7 në Kavajë, ku mesa dëgjova i kërkoi kandidatit të tërhiqet sepse nuk është se kemi një kërkesë zyrtare por kemi një konferencë për shtyp pra mbi këtë që nuk mund të ketë zgjedhje pra nuk mund të vazhdojnë zgjedhjet në Bashkinë e Kavajës. Megjithatë të presim se çfarë do të thotë KQZ. Nuk është se ka fiks një afat ligjor të dorëheqjes pra është qëndrim politik, është më tepër qëndrim politik përballë një krize. Jua kam thënë që në fillim që dy muaj përpara këto probleme që nuk ka të bëjë me zgjidhje ligjore, mos prisni zgjidhje ligjore. Problemi është politik dhe duhet të ketë zgjidhje të madhe politike që të shkojmë pastaj tek rregullimet ligjore. Prandaj edhe një herë në raport me këtë, politikisht s mund të ketë zgjidhje, teknikisht çfarë vlere mund të kishte. Vetëm nëse mund të kemi një kandidat që thotë unë nuk tërhiqem dhe nuk i bindem vendimit të partisë pastaj është një histori tjetër.
 
Po në rast se kandidati i pavarur nuk pranon të tërhiqet?
Procedurat do të vazhdojnë me atë që janë aty, sikur edhe me 2 vota, tek dy vota mund të bëhet kryetar bashkie. Kështu i kanë bërë ligjet tani këto kompromiset e vogla"
.  
tha Gjata.  

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari