Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur sot shortin për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Kavajës.
Sipas shortit, i pari në fletë do të jetë kandidati Astrit Haka, i mbështetur nga qytetarët, ndërsa pas tij në renditje është shortuar kandidati socialist, Klodian Shehi.
Zgjedhjet vendore në Kavajë zhvillohen të dielën e 7 majit.

(Modeli i fletës së votimit për zgjedhjet në bashkinë Kavajë)
Këta janë dy kandidatët e vetëm në këtë garë, pasi opozita ka vendosur t'i bojkotojë zgjedhjet.
Kavaja shkoi në zgjedhje të parakohshme pas shkarkimit nga KQZ të kryetarit socialist të bashkisë, Elvis Rroshi, i cili u prek nga ligji i dekriminalizimit për shkak të mosdeklarimit në formular të një dënimi në Itali.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com