Zgjedhjet në Kolonjë, KQZ: Partitë
të regjistrohen deri në datën 21 Teto

Zgjedhjet në Kolonjë, KQZ: Partitë<br />të regjistrohen deri në datën 21 Teto
Data 21 Tetor është afati i fundit për regjistrimin e partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë Kolonjë.
 
Ky ishte vendimi i marrë sot nga KQZ, ndërsa për regjistrimin e koalicioneve, është caktuar data 25 e këtij muaji, pra katër ditë pas regjistrimit të forcave politike.  
 
"Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhorë për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kolonjë, jo më vonë se data 21 tetor 2016. Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin kërkesën për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kolonjë, jo më vonë se data 25 tetor 2016", thuhet në vendimin e marrë sot nga KQZ.
 
Ndër për regjistrimin e kandidatëve të pavarur, afati përfundimtar për të dorëzuar dokumentet në KZAZ nr.73, është data 26 tetor.
 
Qytetarët e Kolonjës do të votojnë në 20 nëntor për të zgjedhur të parin e qytetit. Kolonja shkoi në zgjedhje të parakohshme pasi ish-kryetari i kësaj bashkie, Arben Malo, u nda nga jeta për shkaqe natyrale një muaj më parë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!