Zgjedhjet në Kolonjë, përfundon
shpërndarja e bazës materiale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se ka përfunduar shpërndarja e të gjithë bazës materiale zgjedhore, që do të përdoret në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kolonjë, në përputhje me të gjithë procedurat ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së.
Bashkia e Kolonjës voton këtë dielë për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. Përballë njëri-tjetrit në këtë garë janë Ilia Stefo i mazhorancës dhe Dritan Hajro i mbështetur nga opozita. Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se gjithçka është gati dhe se ka përfunduar shpërndarja e të gjithë bazës materiale zgjedhore, në përputhje me të gjithë procedurat ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e
KQZ-së.
Sipas KQZ-së, baza materiale u mor në dorëzim nga 36 Komisionet e Qendrave të Votimit pranë KZAZ-së nr. 73, Kolonjë, dhe me tërheqjen e bazës së materialeve zgjedhore fillon faza e përgatitjes së Qendrave të Votimit.
Të gjithë Qendrat e Votimit duhet të jenë të hapura dhe të fillojë procesi i votimit në orën 07.00, të ditës së dielë.
Administrata e KQZ-së në datat 16-18 nëntor ka trajnuar 112 komisionerë të Qendrave të Votimit nga 241 komisionerë në total, të cilët do të angazhohen ditën e votimit, pra ditën e nesërme. Pjesa më e madhe e komisionerëve pjesëmarrës në trajnim ishin të propozuar nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Sot, Administrata e KQZ-së ka trajnuar edhe 72 kryetarët dhe sekretarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit të cilët janë paraqitur për të tërhequr bazën materiale, pavarësisht pjesëmarrjes së tyre në trajnimin e zhvilluar në datat 16-18 nëntor.
KQZ bën me dije gjithashtu se gjatë ditës së sotme ka patur kërkesa për zëvëndësim të komisionerëve, përkatësisht:
1. Partia Socialiste ka kërkuar 12 zëvëndësime
2. Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar 15 zëvëndësime
3. Partia Demokratike kë kërkuar 8 zëvëndësime
4. Partia Republikane ka kërkuar 4 zëvëndësime
KQZ sqaron se administrata e saj ndodhet në Kolonjë për të monitoruar dhe ofruar asistencën e nevojshme për komisionet e niveleve të dyta dhe të treta, ndërkohë të gjithë sekretarët e qendrave të votimit duhet të komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme me KQZ-në, për të përcjellë informacionin në dinamikë për ecurinë e procesit të votimit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10091
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32