Duke paralajmëruar ankimin e vendimit të KQZ në Kolegj Zgjedhor Oketa la të kuptojë se me këtë veprim tashmë ajo derë u mbyll.
“Dje KQZ e cila punon me vetëm katër anëtarë nga 7 zbatoi urdhrin e PD për të hedhur poshtë vendimin e KZAZ Korçë dhe largoi nga gara kandidaturën e FRD-së Brikena Zeneli. Ky është akt primitive që KQZ e PD-së dhe PD e KQZ-së nuk bën gjë tjetër veçse një sulm politik jo vetëm i një force poltike të qendrës së djathë por dhe pluralizimit. Kjo për ne nuk shënon ngjarje të re. Me këtë akt PD dëshmon se kontrollohet nga një klan i ngushtë që përdor partinë thjesht për interesa ekonimike. FRD do të ndjekë të gjithë procedurat duke ankimuar KQZ pranë Kolegjit Zgjedjor besojmë se do marrë një vendim të drejtë dhe jo të një partie që i trembet një gare elektorale."- tha Oketa.
I pyetur nëse do të ketë mundësi bashkëpunimi me PD-në, Oketa tha: Ne s’kemi tentuar dhe as ata se kanë tentuar. S’e kemi parë veten tonë si satelit të një force politike të cilësdo krah qoftë ai. I qëndrojmë besnik atij program dhe atyre objektivave. Ajo derë tashmë u mbyll. “
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)