KORÇE- Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet kryesisht për dhënie shpërblimi në votime për fitoren e kandidatit të koalicionit të majtë Sotiraq Filo në zgjedhjet e pjeshme vendore të 3 nëntorit 2013, në Korçë.
"Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë ka regjistruar kryesisht procedimin penal për “dhënie shpërblimi dhe premtimeve”, pas pamjeve filmike të transmetuara ditën e hënë, dt. 04.11.2013 në emisionin “Fiks Fare” në televizionin Top Channel”, ku disa shtetas dyshohet se jepnin para në këmbim të votimit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Korçë."- thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme.
Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë do të shfrytëzojë materialin e prezantuar gjatë emisionit, si edhe do të kryejë hetimet lidhur me personat e përfshirë në këtë veprimtari, të dyshuar si kundërvajtje penale.
Në bazë të nenit 328 të Kodit Penal, “ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale...për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet...”
Hetimet nisin pasi Fiks Fare zbuloi abuzimet e Shtabit Elektoral të kandidatit të Partisë Socialiste në zgjedhjet e së dielës. Edhe pse kjo forcë politike ishte favorite në fitoren në këtë qytet, për të thelluar më shumë fitoren anëtarë të shtabit elektoral të Filos, nën siglën e Rilindjes kanë paguar studentët që kanë ardhur nga Tirana për të votuar. Pas publikimi të videos, PD kërkoi anulimin e zgjedhjeve në Korçë.
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.2%
-
Normal
19.5%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2433
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
-
Cilat janë 4 shenjat më me fat të zodiakut në Janar
7 Janar, 18:45
-
‘Studio Live’ për zgjedhjet, Elezi: PL s’mund ta luftojë korrupsionin, Berisha-Meta paterica të Ramës! Bala: Berisha ka humbur vota! Basha: Sipas sondazheve, opozita fiton me 65%
7 Janar, 18:32
-
Sekretari Blinken viziton Japoninë
7 Janar, 18:20
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Samanta Karavella në pritje të ëmbël? Ja fotoja që ngriti dyshimet
7 Janar, 18:10
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, babë e bir transportohen në spital (EMRAT+VIDEO)
7 Janar, 17:30
-
Presidentja maqedonase vendos veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, sepse parashikonte përdorimin e gjuhës shqipe
7 Janar, 17:26
-
Meta jep llogari për lobimin në SHBA, por kreu i PL e quan ‘seancë pyetjesh reciproke’: Pyeta SPAK për inceneratorët
7 Janar, 17:07
-
Shkenca dhe arkeologjia hedhin dritë mbi historinë e Adamit dhe Evës
7 Janar, 17:06