Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në Kosovë ka hedhur poshtë ankesat nga PDK-ja, LDK-ja e koalicioni Nisma-AKR-PD për rinumërim të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e 6 tetorit. KQZ sot mbylli numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ka nxjerrë rezultatet përfundimtare, ku Lëvizja Vetëvendosja ka dalë parti e parë me 25.49% kurse LDK është renditur e dyta me 24.83%, asnjëra nga këto dy parti ende nuk ka nisur negociatat për formimin e një koalicioni qeverisës, së paku jo publikisht.
LDK ka thënë se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim pa publikimin e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja. Po sot, Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një konference për shtyp tha se ai nuk do të kërkojë rinumërimin e votave dhe la të kuptohet se nuk do të bashkëqeverisë me Kurtin, madje e quajtur atë mashtrues në premtime. Ish kryeministri nuk la pa cekur dhe vazhdimin e negociatave me Serbinë dhe nuk fshehu as skepticizmin e tij karshi Shefit të diplomacisë europiane Josep Borrell duke thënë se do të ishte gabim nëse ai e sheh vazhdimin e procesit të negociatave në varësi të pozicionit që mban Moska zyrtare apo ndonjë Moskë tjetër.
Lideri i vetëvendosje Albin Kurti, i projektuar si Kryeministri i ardhshëm i Kosovës është takuar me Ambasadorin amerikan në Kosovë ku në fokus ka qenë dialogu Kosovë-Serbi. Referuar njoftimit të dalë nga zyra e shtypit, bëhet e ditur se Kurti e ka informuar ambasadorin amerikan se negociatat me Serbinë do të nisin që javën e parë, nëse ai zgjidhet kryeministër. "Nuk duhet të vonohemi por s'kemi as pse nxitohemi e të bëjmë gabime që do na kushtojnë ", mësohet t'i ketë thënë Kurti- Kosnett, teksa ky i fundit ka vlerësuar procesin zgjedhor në Kosovë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3017
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
-
Qeveria e Kosovës, bonus 100 euro për pensionistët dhe për fëmijët deri në moshën 16 vjeç
22 Dhjetor, 12:30
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës dixhitale
22 Dhjetor, 10:49
-
Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra në Kosovë
21 Dhjetor, 16:04
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36
-
Veton Surroi: Fjalimi që kryeministri i Kosovës nuk duhet ta mbajë në Tiranë më 2025
20 Dhjetor, 20:29
-
Prokuroria Speciale e thërret për herë të dytë kryeministrin Albin Kurti për dëshmi
20 Dhjetor, 15:31
-
Rama e Kurti shkëmbejnë mesazh me letër në Kuvendin e Prishtinës, 6 minuta takim kokë më kokë! Report Tv zbulon çfarë ndodhi pas kamerave
20 Dhjetor, 13:47
-
Shqipëri-Kosovë një Kuvend, Rama: Pezmatimi i aleatëve po pengon! 'Ngrini' dialogun me Serbinë, normalizimin synojeni me BE! Osmani: Të unifikojmë politikën e jashtme
20 Dhjetor, 07:28