Zgjedhjet në Kosovë,ja komunat
e mëdha që janë në balotazh

Zgjedhjet në Kosovë,ja komunat<br />e mëdha që janë në balotazh<br>
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve lokake, të mbajtura një ditë më parë në Kosovë. Në bazë të këtyre rezultateve, të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, rezulton se në shumicën e komunave më të mëdha, kandidatët për kryetarë të komunave do të shkojnë në balotazh.

Sipas KQZ-së në balotazh shkojnë:
Në Prishtinë: Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në Prizren: Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Mytaher Haskukanga Lëvizjes Vetëvendosje.

Në Gjilan: Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në Ferizaj: Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Muharrem Sfarqa nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në Mitrovicën jugore: Valdete Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Agim Bahtiri nga Aleanca Kosova e Re.

Në Gjakovë: Mimoza Kusari Lila nga Alternativa dhe Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në Pejë, pritet që Gazmend Muhaxhiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës të konfirmohet si fitues pa balotazh, por mbetet të pritet rezultati përfundimtar.

Për shkak të problemeve teknike, faqja zyrtare e KQZ-së ka qenë jashtë funksionit për më gjatë se tri orë dhe është funksionalizuar para mesnatës.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma