Zgjedhjet/ Numërohen 99.8% e votave, fitore historike e Vetëvendosjes, rezultati më i lartë që nga shpallja e pavarësisë! Dorëhiqet Mustafa: Rikthehemi fuqishëm

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit kryeson bindshëm për fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurti, ku nga 99.8% e votave të numëruara deri më tani ka siguruar 47.86%, duke u bërë kështu partia e parë pas shpalljes së pavarësisë që këtë rezultat të lartë në Kosovë. Edhe pse numërimi nuk ka përfunduar ende,  duket se  fituese është Vetëvendosja, ndërsa partitë e tjera kanë pranuar humbje e tyre duke respektuar vullnetin e popullit.

Ndërkohë e dyta është PDK me 17.4% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.07% të votave.  Aktualisht AAK ka 7.42% të votave. Nisma aktualisht ka 2.6% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

Isa Mustafa mësohet se ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë pak minuta më parë, pas humbjes së thellë që ka pësuar. Enver Hoxhaj lideri i PDK-së ka pranuar humbjen, duke uruar Albin Kurtin, e duke theksuar se nuk do të jetë në qeverinë e re. Në ndryshim nga Hoxhaj, AAK e Ramush Haradinaj është shprehur e gatshme për të qenë në koalicionin qeverisës.

Nisma aktualisht ka 2.6% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun. Ekipi i Report Tv prej 2 ditësh ndodhet në Kosovë, për të ndjekur hap pas hapi procesin zgjedhor e për të raportuar mbi informacionet më të fundit minutë pas minute.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:23
Pas Isa Mustafës, kryesia e LDK jep dorëheqjen në bllok

Humbja e thellë e LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka trazuar ujërat në strukturat brenda partisë. Pas dorëheqjes së kryetarit Isa Mustafa, tashmë edhe kryesia e LDK në bllok ka paraqitur dorëheqjen.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i LDK Lutfi Haziri i cili ka thënë se “Nuk ka të bëjë me emra. Kryetari e tha, ne jemi kryesi në dorëheqje”.

LDK deri më tani nuk ka marrë asnjë komunë në gjithë Kosovën, teksa deri tani renditet e treta me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Ora 16:05
Një dekadë në krye të LDK-së, fundi i epokës së Isa Mustafës

1613401702_isamustafa.jpg

Pas më shumë se 10 vitesh në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është dorëhequr nga ky post duke e lënë partinë të dalë nga zgjedhjet me humbjen më të thellë në historinë e saj.

Isa Mustafa nuk ka pritur shumë gjatë për të dorëzuar dorëheqjen nga pozita e njeriut më të rëndësishëm në LDK, post ky që e mbajti më shumë se një dekadë.

Nga partia më e votuar në Kosovë, LDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit, përveç se është radhitur e treta, po ashtu ka dalë me një humbje të thellë e diferencë të madhe nga subjekti i parë, Lëvizja Vetëvendosje.

Mustafa ishte zgjedhur në krye të Lidhjes Demokratike në vitin 2010-të. Ai në atë kohë mbante postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, derisa kishte garuar në Kuvendin e shtatë zgjedhor të Lidhjes Demokratike kundër Fatmir Sejdiut duke fituar kështu me 234 vota.

Kuvendi zgjedhor i LDK-së kishte zgjedhur Isa Mustafën për herë të dytë kryetar të partisë në vitin 2015-të.

Saktësisht më 31 maj të vitit 2015-të, Isa Mustafa kishte marrë besimin e shumicës së delegatëve të Kuvendit zgjedhor, me vetëm 2 vota kundër nga 350 sish.

Zgjedhja e Mustafës atëkohë edhe për edhe një mandat të kryetarit të LDK-së ishte bërë me aklamacion dhe vetëm me kandidaturën e tij, ndërkohë që delegatët e LDK-së nuk e kishin aprovuar kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të kësaj partie, duke i dhënë asaj vetëm 62 vota.

Në vitin 2019-të, Mustafa ishte zgjedhur në krye të këtij subjekti për herë të tretë, pasi që paraprakisht delegatët nuk kishin votuar që Fatmir Sejdiu të ishte kundërkandidat i tij.

Në kuvendin e 9-të zgjedhor ai kishte marrë shumicën e votave nga 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve. Procesi i Kuvendit Zgjedhor ndërkaq ishte mbajtur me dyer të mbyllura për publikun.

Ish-kryetari i Prishtinës që ka udhëhequr për një kohë të gjatë në këtë subjekt e ka parë LDK-në të dalë nga rezultate të ndryshme prej zgjedhjeve të përgjithshme e komunale.

Në vitin e parë sa ishte në krye të LDK-së Isa Mustafa, ky subjekt kishte dalë i dyti nga zgjedhjet e jashtëzakonshme duke u radhitur pas PDK-së me 172 mijë e 552 vota.

Në vitin 2014-të, LDK-ja ishte radhitur përsëri e dyta në zgjedhje kësaj here me 184.594 vota apo 25,24%.

Ani pse kishte marrë më shumë vota se vitet paraprake, LDK kishte pësuar rënie në vitin 2017-të, kur u radhit e treta pas PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke marrë gjithsej 185 mijë e 885.

Me kandidate për kryeminsitre, Vjosa Osmanin, LDK-ja arriti që të dalë në përqindjen më të madhe në 10 vitet e fundit.

Duke u radhitur në vend të dytë pas LVV-së së Albin Kurtit, LDK-ja ka marrë gjithsej 206 mijë e 516 vota.

Nga votat që janë numëruar deri më tani në zgjedhjet e 14 shkurtit me kandidat për kryeministër, Avullah Hotin, LDK-ja ka pësuar humbjen më të thellë në historinë e saj duke marrë gjithsej 102 mijë e 961 vota, pa ato të diasporës dhe me kusht, apo 13,08% të totalit./GazetaExpress

Ora 15:44
Isa Mustafa pas dorëheqjes: S'e prisnim këtë rezultat! Do të rikthehemi fuqishëm

Kryetari i LDK-së e ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqjen, pas humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mustafa e ka konfirmuar dorëheqjen  nga kryetari i partisë, pas mbajtjes së mbledhjes së kryesisë. Teksa ka folur për mediat Mustafa ka deklaruar se nuk e priste rezultatin e dobët në zgjedhje, ndërsa shton se LDK së shpejti do të ketë kryetarin e saj të ri, dhe do të mobilizohet për t’u rikthyer fuqishëm.

“Vlerësoj se rezultati është shumë i keq për LDK-në. Rezultat që nuk e kemi pritur fare, edhe takimet që kemi pasur në terren edhe nga puna që ka bërë kandidati ynë Avdullah Hoti. Por vota e qytetarëve është ajo që respektohet dhe në shenjë të respektimit të kësaj vote dhe hapjes së rrugëve të mëtutjeshme për riorganizim të LDK unë sot e kam njoftuar kryesinë se do ta thërras Kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, në mënyrë që LDK të ketë së shpejti kryetarin e ri. Ne do të mobilizohemi, të punojmë që LDK të kthehet dhe të jetë forcë e fuqishme politike”- tha Mustafa.

LDK rezulton forca e tretë në Kosovë në këto zgjedhje, me një rënie të ndjeshme votash.

Ora 15:15
Reagon Isa Mustafa: Unë tërhiqem, së shpejti LDK do të zgjedhë kryetarin e ri (VIDEO)

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka konfirmuar se kjo parti do të mbajë zgjedhjen për kryetarin e ri.

Në fjalën e tij Mustafa garantoi të gjitha strukturat se edhe para 60 ditëve (koha statutore në dispozicion) do të mblidhet kuvendi i ri i LDK-së që do të nxjerrë kandidatin e ri për kryetar partie.

 “Sot e kam njoftuar Kryesinë se do ta thërras Kuvendin e LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së në një periudhë shumë të shpejtë kohore. Me statut i kemi 60 ditë, por do ta bëjmë shumë më shpejt, në mënyrë që LDK-ja ta ketë sa më shpejt kryetarin e ri”, deklaroi Mustafa para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së partisë.

“Unë kur e thërras Kuvendin, ajo është shenjë se unë po tërhiqem. Ne s’kemi zgjedhë ushtrues detyre, por unë po tërhiqem dhe së shpejti Kuvendi i LDK-së do ta zgjedhë kryetarin e ri”, tha ai.

Ora 14:23
Pësoi humbje të thellë në zgjedhje, jep dorëheqjen Isa Mustafa

1523216367_IsaMustafa.jpg

Isa Mustafa mësohet se ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë pak minuta më parë, pas humbjes së thellë që ka pësuar në zgjedhjet që u zhvilluan në një ditë më parë.

Mediet kosovare raportojnë se sipas burimeve nga LDK, Mustafa në fillim të mbledhjes së partisë ka treguar lajmin para anëtarëve.

LDK mori goditjen më të fortë në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë duke regjistruar rezultatin më të dobët në historinë e saj.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

LDK-ja nën udhëheqjen e Mustafës ka humbur çdo zgjedhje nacionale. Hera e fundit kur kjo parti ka fituar zgjedhjet e përgjithshme është nën udheheqjen e Ibrahim Rugovës.

Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%.

Ora 13:34
Be-ja pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë pret nga qeveria e re vazhdimin e dialogut me Serbinë

Në kuadër të përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Kosovë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Olivér Várhelyi përmes një deklarate ka shprehur se shpreson që Kosova të krijojë së shpejti qeverinë e re, të zgjedhë një president të ri si dhe të vazhdojë dialogun me Serbinë.

Ai tha se BE-ja ka dërguar në këto zgjedhje një mision të ekspertëve për zgjedhje, i cili do të mbetet në Kosovë dhe do të ndjekë të gjitha procedurat pas zgjedhjeve si dhe do të japë rekomandimet e veta.

Në deklaratë thuhet se BE-ja do të vazhdojë të angazhohet, me qëllim që të mbështesë Kosovën në arritjen e progresit të prekshëm në rrugën e saj evropiane. Kjo nënkupton përparimin e Kosovës në, realizimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe Axhendës Evropiane për Reforma, si dhe si për bashkëpunimin rajonal.

“Rruga evropiane e Kosovës gjithashtu kalon përmes normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë dhe BE-së”, thuhet në deklaratë. Várhelyi shtoi se pret që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve të dialogut me Serbinë me mbështetjen nga BE-ja.

 

Ora 11:45
Zgjedhjet/ Harta e Kosovës 'vishet kuq’

Harta e Kosovës ka marrë ngjyrën e kuqe me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosjes, ndërkohë që vijon numërimi i votave në KQZ, ku kanë mbetur më pak se 1% e tyre

Ora 08:45
Hoti: Rezultatet e sotme nuk janë ato që i kemi pritur! Kam marr përgjegjësinë e plotë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, njëherësh kryeministër në detyrë, Avdullah Hoti, është shprehur se rezultati i marrë në këto votime nuk është ai që pritej.

“Ju falënderoj për besimin e dhënë, rezultatet preliminare që kemi marrë tregojnë se janë tjera nga ato që kemi pritur dhe që kam pritur unë personalisht”, tha ai.

Ai shtoi se në ditët në vazhdim do të diskutojnë bashkë me kryesinë e LDK-së rezultatin dhe tha se do të marrë përgjegjësi për këtë.

“Unë para jush dëshiroj të shprehem qartë se kam marrë përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat zgjedhor të LDK-së. Në ditët në vijim do të diskutoj gjerësisht me organet e LDK-së për këtë përgjegjësi timen në këto zgjedhje”, ka thënë ai.

Ora 08:42
Kurti: Mandat pa hakmarrje! Dialogu me Serbinë, prioritet i gjashti ose i shtati për vendin

Në fjalën e tij të parë, pasi ka arritur të sigurojë një rezultat historik, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është shprehur se ky mandat do të jetë “pa hakmarrje”, duke iu referuar të kaluar. Sa i përket, dialogut me Serbinë, Kurti shtoi se nuk do të jetë prioritet.

“Pa inate e pa revanzhizëm pa hakmarrje do ta zhvillojmë vendin tonë. Nuk do ta kemi prioritet krijimin e ekipit të dialogut me Serbinë që në të gjitha matjet e opinionit publik dialogu është në vendin e gjashtë e herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë dhe u përgjigjemi atyre. Prioritet i kemi drejtësinë dhe punësimin”, tha Kurti.

Ora 08:27
Vetëvendosje drejt fitores/ Osmani: Mësim për LDK dhe partitë e tjera që premtimet për qytetarët s’duhet të shkelen

Kandidatja për deputete në listën e Vetevendosjes, Vjosa Osmani ka dhënë një mesazh për ish-partinë e saj, LDK.

“Ky rezultat të jetë një mësim për LDK-në dhe partitë tjera që kanë marrë rezultatin më të ulët në historinë e tyre që fjala e dhënë para qytetarëve nuk duhet të shkelet por duhet të ruhet si e shenjtë”, shprehet Osmani.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Urrime Kurtit: 15/02/2021 22:42

    nje lider i tille i duhej Kosoves, per Shqiperine fatkeqesisht nuk ka lindur akoma , na mbyten te korruptuarit.

    Përgjigju
  • Turi: 15/02/2021 22:29

    Fitoi e drejta dhe e verteta e Kosoves, perkunder brezit te korruptuar te partive post lufte. Jo vetem kaq, Albini dhe Vjosa jo thjesht fituan ndaj Thacit por edhe ndaj Rames dhe politikes se SHBA trumpiste. Fitoi BE me Gjermanine+Kurti+Osmani vs SHBA+Rama + Thaci pasiqe rrezuan me nje manover te rrezikshme pushteti qeverine Kurti.

    Përgjigju
  • Daje Ceni: 15/02/2021 18:10

    Fitoi koalicioni Vucic-Putin.

    Përgjigju
  • Bashkim: 15/02/2021 16:26

    Bravo per kete fitore..keta jane njerzit e duhur.duhet te marrin shembull gjithe shqiptaret ke duhet te zgjedhin

    Përgjigju
  • Dhardhani: 15/02/2021 15:56

    Ky Kurd Mediokri asht edhe Komunist edhe fondamentalist!

    Përgjigju
    • Gorea: 15/02/2021 23:42

      Edhe p satom

  • farum: 15/02/2021 13:54

    FITUAN KETA QE JANE ANTI SHBAve..... Kot nuk thone qe jane te trashe... Sa dite do ta mbanne pushtetin kete radhe....?? Jane dhe anti shqipetare.... Percares te kombit idjoti Kurti dhe lopa Osmani...

    Përgjigju
    • Mjer: 15/02/2021 16:10

      Besa- Bese, por ne u cliruam vete ;)! Te isha US, nuk besoj se gjerat shkojne mire, porrrr, fati i Sllaveve, me o pa merite

  • Emigrant: 15/02/2021 09:47

    Ishalla mban fjalen e dhen per bashkim kombetar sepse ne po te mbajm si as dhe mos na dil pras

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet