Ndërkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në konferencën e parë për media saktësoi se janë hapur të gjitha vendvotimet nëpër Kosovë. Kryetarja e KQZ foli edhe për një problem me listat e votuesve në Mitrovicë të Jugut.
Daka në konferencën për media tha se, në vendvotimin në shkollën “Bislim Hajdari” ka munguar lista përfundimtare e votuesve. Në një deklaratë të mëhershme, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Valdete Daka kërkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor, në mënyrë që të eleminohet balotazhi.
Sipas sak balotazhi në fakt vetëm i jep mundësinë partive politike që të bëjnë pazare rreth Komunave dhe është një shtesë e kotë e kostos së zgjedhjeve lokale, humbje e kohës, sepse vonon rezultatin zyrtar për më tepër se një muaj dhe natyrisht që i gjithe shteti paralizohet derisa të përfundojë dhe balotazhi. Sipas Dakës, Reforma Zgjedhore duhet të nis menjëherë pas zgjedhjeve të 22 tetorit.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com