Në një lidhje telefonike për Report Tv, Elezi tha se janë rreth 20 mijë votues më pak. Sipas Elezit procesi ka qenë i rregullt deri më tani, ku sipas të dhënave të fundit kanë marrë pjesë 29% votues.
“Procesi deri tani ka shkuar mirë. Të dhënat e orës 15:00 treguan se deri në atë kohë pjesmarrja ka qenë 29% . Në krahasim me votimet ë vitit 2013 këtë herë ka më pak pjesëmarrje 20 mijë votues më pak. Në orën 19:00 mbyllet procesi i votimit dhe më pas do të bëhet numërimi i votave”, tha Elezi.
Pjesë nga intervista telefonike:
Si ka shkuar procesi i zgjedhjeve deri më tani?
Sipas vlerësimit deri tani dita e zgjedhje ka shkuar mirë pa ndonjë problem. Çështja është e përcaktuar nëse do kemi qytetarë që kanë shkuar për të votuar në orën 19 kur është planifikuar mbyllja e votimeve, në këto raste do i merren mjetet e identifikim të tyre do mbyllen qendrat e votimit dhe më pas do të votojnë këta persona.
Në Skënderaj a ka pasur të shtëna me armë?
Nuk kam informacion, presim deklaratë nga policia. Deri më tani procesi ka shkuar mirë
Sa është pjesëmarrja në votime?
Të dhënat e orës 15:00 treguan se deri në atë kohë pjesëmarrja ka qenë 29% . Në krahasim me votimet ë vitit 2013 këtë herë ka më pak pjesëmarrje 20 mijë votues më pak. Në orën 19:00 mbyllet procesi i votimit dhe më pas do të bëhet numërimi i votave.
Do të doja të ndalesha në Prishtinë sa ka qenë pjesëmarrja?
Prishtina është zona më e madhe zgjedhore, deri në orën 15:00. Pjesëmarrja ka qenë 31.26%
Pas mbylljes së votimit pritet të dalin rezultatet e para?
Në Kosovë ndryshe nga Shqipëri numërimi bëhet në vendvotime. Të dhënat do ti shfaqim në kohë reale.
Lidhur me pjesëmarrjet në lidhje me zgjedhjet e kaluar kemi ulje apo rritje të pjesëmarrjes.
Ka një ulje të vogël rreth 20 mijë votues më pak
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO











